Bota Shqiptare

Kryeministri Zaev viziton Shqipërinë

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, vizitoi sot Shqipërinë, ku diskutoi për një bashkëpunim më të ngushtë ekonomik mes dy vendeve.

Kryeministri Rama tha se "marrëdhëniet mes dy vendeve kurrë më parë nuk kanë qenë më të mira se sot, dhe se të vendet kanë mirëkuptim për një zonë të përbashkët ekonomike me lehtësira kufitare maksimale, ngjashëm si me Kosovën dhe Malin e Zi".

Kryeministri Zaev tha se "ka hapësira për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve, ndërkohë që qytetarët presin të përparojë ekonomia e tyre dhe të kenë një standard më të mirë për jetesën". Sipas tij, ekonomia e Maqedonisë Veriore u rrit vitin e kaluar, falë edhe investimeve të huaja dhe bashkëpunimit rajonal, shkëmbimeve tregtare dypalëshe me Shqipërinë duke i treguar edhe BE-së se Shkupi dhe Tirana po bëhen gati për antarësim.

Shkëmbimet tregtare dypalëshe janë në rritje. Ndërkohë disa investime në infrastrukturë në të dy anët e kufirit do të ndihmojnë për një qarkullim dhe bashkëpunim më të lirë mes dy vendeve. Të dy vendet kanë rënë dakord të lehtësojnë kalimin e njerëzve dhe mallrave në të dy anët e kufirit.

15 muaj më parë u organizua një mbledhje e përbashkët e dy qeverive, dhe nga mesi i këtij viti po përgatitet një mbledhje e dytë mes tyre. Shqipëria është ndër të parët që ratifikoi antarësimin në NATO të Maqedonisë së Veriut, proces që mund të mbyllet deri në fund të vitit. Të dy vendet janë po ashtu në një rrugë të përbashkët drejt BE-së./VOA