Bota Shqiptare

Parodi e fjalimit të Mark Antonit (ose fjalimi ndryshe i Saimir Tahirit)

 

Nga Taulant Dedja

Parodi e fjalimit të Mark Antonit (ose fjalimi ndryshe i Saimir Tahirit)

O miq, qytetarë, Shqiptarë, më dëgjoni.

Vij ta shfajësoj, jo ta lëvdoj Saimirin
E keqja që ka bërë çdo njeri i mbetet.
ndërsa E mira shpesh  me zjarr i mohohet
Ashtu i qoftë dhe Saimir Tahirit.

Palaçot thonë se Saimiri qe ambicioz.
Në paska qenë ashtu, është faj i rëndë shumë
Dhe rëndë shumë e paguan Saimiri.


Këtu, me lejen e Djallit e të tjerëve,
Se Djalli është burrë i ndershëm,
Të ndershëm janë që të gjithë, ai dhe shokët,
Vij që të flas në ditën e fundit të deputet Saimirit.


Sipas meje, Saimiri është i drejtë dhe i besës.
Po Djalli thotë, qe ambicioz;
Dhe Djalli është burrë i ndershëm.


Saimiri, sipas tyre i solli Shqipërisë shumë dëme
Por arkat me përfitime ia ka mbushur.
Kjo qe ambicia e Saimirit? Si ju duket?


Saimiri dorëzoi mandatin, i fali paraardhësit
Ambicia duhej t’ish me zemër më të ashpër.
Po Djalli thotë, qe ambicioz,
Dhe Djalli është burrë i ndershëm.

S’dua të kundërshtoj ato që thotë Djalli,
Po s’mund t’ju flas përveç atyre që di.

Ndër egërsirat paske ikur, o gjykim,
Dhe të gjithë e paskan humbur arsyen!
Duroni pak, se e kam mendjen te drejtësia,
Aty, dhe pres  të më kthehet prapë.

Dikur Saimiri i bënte ballë botës; ja tani ku ndodhet
Dhe s’ka asnjë shok partie ta mbrojë.

O shqiptarë, po të doja, mund t’ju ndizja zemrat
Sa t’ju tërboja e të bënit kryengritje,
Po do ti dëmtoja Djallin dhe Ambasadorët,
Që janë, siç e dini, njerëz të ndershëm.

S’dua ta bëj: më mirë i bëj dëm vetes time
Se sa këtyre njerëzve të ndershëm.

Dhe ja një dorëheqje të Saimirit!
po ju fal sot; kjo është pafajësia e tij.


Po ta lexoni si duhet, qytetarë, këtë dorëzim mandati,
Që s’kam ndër mënd t’jua shpjegoj fjalë për fjalë,

më ndjeni, por Saimirit  burgun do t’ia falnit

tjetërkënd do kërkonit në hekura të shihnit! 

 

©FlasShqip.ca