Aktualitet

7 mars - Ndjesë kryeministrore për “mëkatet e të enjtes”  

Në një  takim me një  grup mësuesesh e edukatoresh, në  Ditën Kombëtarë  të  mësuesit, Kryeministri shqiptar Edi Rama ka zgjedhur të  jetë origjinal, madje disi në  një  linjë  me Akademikun Artan Fuga, i cili e pat nisur mëngjesin me një  kerkesë faljeje publike në rrjetin social Facebook.

“Ju kërkoj ndjesë të gjithëve ju, mësuesve të vendit” - është  shprehur Kryeministri.  “Ndjesë të thellë dhe të vërtetë për faktin që unë dhe rraca ime e politikanëve sidomosve atyre që çdo të enjte zhvillojnë mësim në Kuvend nuk ju ndihmojmë aspak në kryerjen e misionit tuaj thelbësor që është jo vetëm të përgatisni njerëz të ditur por të edukoni edhe qytetarë të mirë. Jo vetëm nuk ju ndihmojmë, por akoma më keq, ju pengojmë çdo të enjte rregullisht, në kryerjen e misionit tuaj. Edhe ditët e tjera patjetër, por sidomos të enjten. Shfaqja e të enjtes rrëzon të gjitha fjalët që mund të themi gjatë javës në raport me virtytet, dhuntitë e mira. Unë kam mundësinë e madhe që në ditët e tjera të javës, përvec të enjtes, të laj me sa më shumë punë e kontribut në mbështetjen tuaj dhe të gjithë të tjerave mëkatet e të enjtes”.

Me fjalët “në raport me ju kemi shumë për të bërë”, e ka mbyllur deklarimin e sotëm kreu i ekzekutivit shqiptar.

©FlasShqip.ca

 

Tagged under Edi Rama mesues ndjese