Aktualitet

Projekte ambicioze infrastrukturore për Sarandën turistike

Kur të shkoni këtë vit me pushime në jug të Shqipërisë, rrugën hyrëse në Sarandë do ta gjeni shtruar. Nga ana tjetër, këtë vit do të fillojnë edhe punimet për rrugën Kardhiq-Delvinë çka do ta afrojë qytetin e Sarandës edhe më shumë me Tiranën apo pjesën tjetër të vendit. Këto i lajmëroi Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë shqiptare, Damian Gjiknuri.

Ai shtoi se brenda pranverës do të përfundojë studimi i fizibilitetit për aeroportin e Sarandës, një aeroport turistik që do të jetë një nyje e rëndësishme që nuk do ti shërbejë vetëm Sarandës por edhe Korfuzit meqenëse aty janë konsumuar të gjitha mundësitë për fluturim. Pse jo, - tha Gjiknuri- kemi folur edhe për mundësinë e vazhdimit të investimeve për Portin e Sarandës në mënyrë që të zgjerohet kalata. Ky është një projekt që do të dojë disa vite pasi ka interes nga kroçieret për të pasur Sarandën stacion të përditshëm gjatë sezonit turistik”, -theksoi ministri.