Aktualitet

Emisione televizive të dedikuara për Diasporën

Qeveria shqiptare ka miratuar projekt/vendimin e propozuar nga Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko për “Prodhimin, Transmetimin dhe Financimin e emisioneve të posaçme televizive, arsimore dhe kulturore të dedikuara për Diasporën. 

Sipas këtij vendimi, pjesë e programit “RTSH 3”, të Radiotelevizionit Shqiptar (RTSH) do të jenë emisione të posaçme televizive, për mësimin e gjuhës shqipe dhe për kulturën shqiptare, të dedikuara për Diasporën.

Si emisione të veçanta për mësimin e gjuhës shqipe, dhe emisione të posaçëm televizive për kulturën shqiptare. Gjithashtu edhe krijimin një programi televiziv për mësimin e gjuhës shqipe që do t’u kushtohet interesave të arsimimit për komunitetet shqiptare jashtë vendit, sipas kurrikulës së përbashkët të realizuar për këtë qëllim, në bazë të marrëveshjes me qeverinë e Republikës së Kosovës.
Prodhimi, transmetimi dhe financimi i tyre do të realizohet nëpërmjet buxhetit të shtetit.

Emisionet dhe transmetimi i tyre, do të fillojnë nga viti i ri mësimor 2019-2020.

Bashkëlidhur gjendet linku i vendimit të plotë.

http://diaspora.gov.al/wp-content/uploads/2018/11/VENDIMI-PER-PRODHIMIN2c-TRANSMETIMIN-DHE-FINANCIMIN-E-EMISIONEVE-T%C3%8B-POSACME-TELEVIZIVE2c-ARSIMORE-DHE-KULTURORE2cT%C3%8B-DEDIKUARA-P%C3%8BR-DIASPOR%C3%8BN-2.pdf?fbclid=IwAR2ioUtzz-6eYqaNSNYxPu_tpSCTCeLfQzuL0Gdcd4RsJaACbICgpw7r89I

 

Tagged under Diaspora RTSH3 emisione