Aktualitet

Lisen Bashkurti: Cilat janë sfidat komplekse me të cilat duhet të përballet ministri i Jashtëm!

Politika e jashtme e Shqipëri gjendet përballë disa çështjeve të komplikuara e roli i ministrit të Jashtëm bëhet vendimtar.

Duke folur në “Argument” në SCAN, Ambasador Lisen Bashkurti deklaroi se sfidat kryesore me të cilat përballet vendi janë negociatat me Greqinë ku përfshihen jo vetëm kufiri detar por edhe çështja e varrezave greke, Çamëria dhe pronat, ligji i luftës etj.

“Janë 10-12 çështje të komplikuara” tha ai. Një çështje tjetër e rëndësishme është edhe ajo e dialogut Kosovë-Serbi ku Shqipëria është përfshirë ashtu sikurse edhe negociatat për anëtarësim në Bashkimi Europian.

“Janë 35 kapituj për t’u negociuar, s’i kemi negociuar kurrë më parë. Ne nuk jemi në gjendje të negociojmë 1 e jo më 35” tha Bashkurti. Një sfidë tjetër është kryesimi i OSBE-së që Shqipëria e merr në janarin e vitit të ardhshëm. Për t’u përballur me këto sfida, sipas Bashkurtit, nevojiten së paku 1400-1500 kapacitete njerëzore.

Ndaj, në këto kushte, sipas Bashkurti, në krye të Ministrisë së Jashtme nuk mund të vendoset një që ka pak vite që ka përfunduar studimet.

Burimi: SCAN

Tagged under Lisen Bashkurti