Aktualitet

6 anëtarë të Këshillit të Diasporës deklarohen kundër Kryeministrit për çështjen e Teatrit Kombëtar

Gjashtë anëtarë të Këshillit Koordinativ të Diasporës janë shprehur dje përmes një deklarate me shkrim në rrjetin social Facebook kundër Qeverisë dhe Kryeministrit Rama në lidhje me tentativën e këtyre të fundit për ta shembur godinën ekzistuese të Teatrit Kombëtar dhe për t’i hapur përfundimisht rrugën realizimit të projektit PPP sanksionuar me ligj të posaçëm në favor të kompanisë “Fusha”.  

Anëtarët e KKD, firmosës të deklaratës janë pikerisht Adriana Fishta Bejko (Kanada), Anila Hyka SmØrgrav (Francё), Ardian Radovicka (Kanada), Bashkim Bekiri (Australi), Gazmend Kapllani (Greqi) dhe Sokrat Sinaj (Zvicёr). Autorët e deklaratës kanë ftuar dhe pjesën tjetër të KKD që të solidarizohet me thirrjen e tyre. I njejti apel solidarizimi është bërë edhe ndaj atyre të cilët u shpallën “Ambasadorë të Kombit” nga qeveria në përfundim të Samitit II të Diasporës.

Më poshtë teksti i plotë:

“Si pёrfaqësues të Kёshillit Koordinues te Diasporёs jemi tё shqetёsuar që shoqëria shqiptare dhe në veçanti politika po përjeton një klimë konflikti që mund të ketë pasoja të renda për të ardhmen e vendit. Duket sikur politika te ne gjeneron kriza të vazhdueshme që dëmtojnë rëndë jo vetëm ekonominë por edhe imazhin e vendit. Muajin e fundit është krijuar njё tensionim fare i panevojshёm lidhur me fatin e godinёs sё Teatrit Kombёtar nё Tiranё. Prej 18 muajsh debatohet dhe protestohet vazhdimisht pёr kёtё cёshtje dhe, sigurisht do te ishte e udhës që Qeveria të vleresonte këtë debat sipas praktikave demokratike me konsultime apo referendum siç ndodh në çdo vend demokratik. Kjo do të kishte evituar që situata të degradonte deri në atë pike, sa artistët dhe grupe të tjera të shoqërisë të mbrojnё Teatrin nga Policia e Shtetit.

  • Jemi dakort të ndërtohet njё Teatёr i ri në Tiranë sipas kërkesave të kohës por, kjo mund tё realizohet në një zonë tjetër pa prishur godinёn ekzistuese.
  • Qeveria dhe Bashkia e Tiranёs duhet të kuptojnë qё demokracia jetësohet realisht vetёm atёherё kur shumica dёgjon edhe zёrin e pakicёs, pa lënë pas dore edhe mendimin e Diasporёs.
  • Për me tepёr nё kёtё rast nuk bёhet thjesht fjalё pёr pakicё dhe shumicё, por pёr nje çështje mjaft delikate që ka të bejë me identitetin kulturor të vendit dhe në veçanti qytetit te Tiranes. Artistët, arkitektët, urbanistët, konstruktorët dhe shoqëria civile në Shqipëri dhe Diasporë, kanë të drejtë të ngrenë zёrin, pasi kauza pёr teatrin është një test integriteti dhe respekt pёr secilin.
  • Nuk dyshojmё qё Qeveria ka qëllime dhe ide të mira, por ato bëhen të realizueshme kur janë pjesë e një strategjie zhvillimi social-ekonomik që ka si bazë parimet demokratike të transparencës, gjithëpërfshirjes së grupeve të interesit, zhvillimit harmonik të zonave të ndryshme urbanistike dhe me kryesorja, forcimin e unitetit kombëtar aq shumë të munguar këto kohët e fundit.

Sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë ti kthehemi mençurisë së Sokratit, sipas të cilit, “sekreti i ndryshimit është të fokusojmë të gjithë energjinë tonë, jo për të prishur të vjetrën por për të ndërtuar të renë”.

Interesi i vetëm i Diasporës është dhe do të jetë respekti reciprok, progresi ekonomik dhe demokracia e vendit tonë duke ruajtjur trashegiminё historike dhe kulturore qё ne po e promovojmё me sukses nepёr botё.

Diaspora nuk mund te qendroje kurrsesi indiferente dhe mospёrfillese ndaj zhvillimeve negative nё vend dhe ёshtё e gateshme tё kontribuojё me ide dhe projekte konkrete. Ne e ndjejmё detyrim patriotik dhe moral tё ndihmojmё dhe ngremё zёrin vetёm nё shёrbim tё Kombit dhe jo tё partive.

Tё dashur bashkeadhetarë, ju bёjmё thirrje nga larg pёr mirekuptim dhe jo konfrontime. Mos harroni se kemi mё shumё gjёra qё na bashkojnё se sa na ndajnё.

Artistёt e mёdhenj qё na argёtuan dhe edukuan nga skena e atij Teatri, nuk do tё dёshironin tё pёrҫahemi pёr godinёn, por tё bashkohemi pёr mbrojtjen e identitetit tone dhe qё Teatri i ri tё sjellё art cilësor dhe dashuri duke ruajtur nё gjirin e vet thesarin e Teatrit Kombёtar.

Ftojmë anëtarët e tjerë të KKD, Ambasadorët e Kombit, dhe të gjithë shqiptarët në Shqipëri dhe nëpër botë që të mbështesin këtё deklaratё!”

©Flasshqip.ca