Aktualitet

Mesazh i një prindi mbi lidhjen mes vaksinave dhe autizmit

Nga Ilir Morina

Falenderoj përzemërsisht të gjithë miqtë dhe jo vetëm që me urimet dhe me mbështetetjen e tyre morale na e zbukuruan ditëlindjen e djalit tonë Autik, duke na dhënë kurajo, durim dhe forcë në përballimin e mëtutjeshëm të sfidave të ardhshme.
Do iu isha shumë mirënjohës nëse të gjithë prindërit, gjyshërit dhe të afërmit tuaj të informoheshin dhe ndërgjegjësoheshin për rrezikun dhe dëmet që sjellin vaksinat kundër fëmijëve deri në moshën tre vjeçare. Kjo vlen edhe për ata skeptikët që dërdëllisin dhe trumbetojnë poshtë e lartë që gjoja vaksinat nuk na shkaktokan kurrfarë dëmi te fëmijët e vegjël dhe nuk paska fare lidhje me autizmin.
Do doja që asnjë prindi në botë të mos i ndodhte një mynxyrë si kjo e jona. Të paktën jo atyre në trevat shqipfolëse, (ku dhemb dhëmbi, aty shkon edhe gjuha), mjaft na shkatërruan si qënie duke na helmuar me lloj-lloj ushqimesh e ilaçesh të skaduara e duke na përdorur si kavje minjsh. Kombi ynë po asimilohet, rrudhoset e tkurret gjer në palcë. Tani të paktën mos lejojmë të na i budallallepsin edhe fëmijët tanë dhe të ardhmen tonë. Mos lejoni t’ua helmojnë! Organizmi i një fëmije të moshës nën tre vjeç nuk mundet dhe nuk është në gjendje asesi ti përballojë helmet që ua injektojmë, dmth; Vaksinat, që duhet të prodhojnë anti-trupat për të kundërvepruar ndaj shfaqjes së sëmundjeve të ndryshme. Duke pasur parasysh varfërinë dhe pamundësinë ekonomike, teknike dhe infrastrukturore të shqiptarëve për t'ia dalë mbanë përballjes ndaj një sëmundje siç është autizmi, do uroja me gjithë shpirt që ta shtyni vaksinimin e fëmijëve tuaj deri mbas moshës tre vjeçare. Do ishte e udhës që më mirë ta parandalonit se sa të përpiqeshit dhe përpëliteshit dëshpërimisht tërë jetën ta kuronit një "Horror-sëmundje" të tillë. Vetëm ilaçet (drogërat) e llojllojshme për ta zbutur sadopak "autizmin" do iu kushtonin me qindra e mijëra Euro. 
Më lejoni që t’ua sqaroj shkurtimisht disa gjëra mbi rrezikun dhe pasojat e autizmit; Fëmijët që janë të prekur nga autizmi, (varet edhe nga intensiteti i dëmtimit të trurit të tyre), kanë në përgjithësi një predispozitë të paparashikuar agresiviteti ndaj vetes dhe personave që i rrethojnë. Ata të gjuajnë, të kafshojnë, të çjerrin, të godasin, të dhunojnë e të grushtojnë! Ata vuajnë nga pamundësia për t’u shprehur dhe vepruar si ne të tjerët! Në rastin më të mirë ata do iu ofrohen me përunjësinë e një të pafajshmi duke ua kapur duart tuaja dhe vënë mbi kokën e tyre, sikur duan t'iu thonë, më fal o Mam, më fal o Bab, ja ku më keni, më godisni, më rrifni edhe ju mua, ashtu siç unë ju!,,, Ata duan natë e ditë përkushtim dhe përkujdesje totale ndaj tyre. Juve nuk do të keni kurrë mundësinë që ti realizoni ose përfundoni synimet e tjera jetësore si psh; shkolla, studimet, puna apo karriera! Do stanjoni mu aty ku jeni! Ju do jeni të detyruar ti përkushtoheni atyre ditë e natë, javë e muaj e vite të tëra deri në vetësakrifikim duke rrezikuar që edhe ju vetë të bini në depresion të rëndë e mbase të ndaheni nga gruaja/burri dhe shkatërruar përfundimisht edhe familjen tuaj! Si përfundim nga pamundësia psikike, fizike dhe shpirtërore do jeni të detyruar t'ia dorëzoni fëmijën tuaj instuticioneve përkatëse që në rastin më të mirë do të përfundoj në ndonjë miks-strehimore për të çmendur ngaqë në trevat shqipfolëse nuk ekzistojnë institucione të specializuara për autist. Ju do ngeleni te vetmuar e të braktisur në përvuajtësinë tuaj! Nëse mendoni tek familjarët ose të afërmit tuaj të tjerë për ndonjë mbështetje, harrojeni, sepse ata me kalimin e kohës do iu largohen, nuk duan të kenë më të bëjnë me ju hiç fare, do ikin sikur asnjëherë të mos iu kishin njohur, biles ju vetë do ua dinit për nder nëse ata nuk do iu sillnin shqetësime dhe telashe të tjera!
Miqtë e mi të dashur më besoni që neve na është dashur të përballeshim dhe ti kapërcenim në njëfarë mënyre të gjitha këto katrahura të tmerrshme. Neve nuk kishim kujt ti qaheshim e ti ankoheshim, nuk kishim ku të mbështeteshim! Ne qanim, qeshnim, ziheshim dhe ngushëlloheshim me njëri-tjetrin! E theksoj, ne qanim e qeshnim, ziheshim e ngushëlleheshim, dëfreheshim e duheshim me njëri- tjetrin, po po ne dashuroheshim me tërë afshin që kishim! 
Instikti i mbijetesës per të mos u çmendur!