Trashëgimi

Llogara: Pistë Olimpike Fluturimesh

Në faqen e saj në Facebook, Bashkia Himarë është shumë aktive duke e mbajtur lexuesin të informuar rreth të rejave të qytetit. Së fundmi administratorët e faqes kanë postuar fotografi fantastike nga Llogaraja.

"10 fotografi shumë të bukura të "Mediterranean Heart" – Llogara. Një investim i viteve të fundit i Qeverisë Shqiptare në Himarën tonë. Së bashku me arkitektet tanë u kujdesem të projektonim dhe ndërtonim jo vetëm një "Ballkon Panoramik" të Rivierës Shqiptare, por edhe një Pistë Olimpike të Fluturimeve për të gjithë të apasionuarit e sportit të aventurës së fluturimeve të lira, e cila padyshim është cilësuar dhe çertifikuar si nga më të bukurat dhe më të veçantat në botë"- shkruhet në postimin e Bashkisë Himarë në FB. 

 

Por ballkoni panoramik nuk u ka shpëtuar atyre që kanë pasion shkarravinat. Disa komentues të faqes shprehin shqetësim se objektet duhen lyer përsëri pasi janë shkarravitur.