Ekonomi

Toronto: Njoftohet rënia më e madhe në gati 30 vjet e çmimit të shtëpive

  • Published in Ekonomi

Sipas Financial Post, tregu shumë i shtrenjtë i shtëpive në Toronto, po përballet aktualisht me një rënie të madhe krahasuar me rritjen marramendëse të vitit të kaluar. Rënia po pasqyrohet si në aspektin e çmimeve ashtu edhe për sa i takon shitjeve të cilat gati janë përgjysmuar.

Shitjet e shtëpive të veçuara (detached) si në qytetet e mëdha të Kanadasë por edhe në rrethina, pësuan një rënie prej 46% në muajin Mars, në krahasim me të njejtën periudhë të vitit të kaluar, ndërkohe që çmimi mesatar ra 17% në 1.01 milion dollarë. Kjo ka sjelle edhe uljen e çmimit mesatar të shitjes për të gjitha tipet e shtëpive me 14% nga një vit më parë në 784,558 dollarë, rënia kjo më e madhe qysh prej vitit 1991.    

Këto janë të dhënat e publikuara të merkurën e kaluar nga Bordi i Pasurive te Paluejtshme të Torontos. “Shitjet e shtepive (detached), të cilat në përgjithësi shiten më shtrenjtë në një zonë të caktuar, ranë shumë më tepër se sa llojet e tjera të shtëpive” u shpreh Bordi në raportin e tij mujor. “Përveç kësaj, pjesa e shtëpive (detached) që u shitën për më tepër së 2 milion dollarë në vitin 2018, është gjysma e asaj që u raportua në Mars 2017, duke ndikuar më tepër në çmimin mesatar të shitjes.

Megjithatë, çmimet vazhduan te stabilizoheshin në muajt e fundit, ndërsa pronarët e shtëpive po përgatiten për sezonin e favorshëm tradicional të pranveres.  Çmimet respektive standarte të cilat janë marrë në shqyrtim krahasues për lloje të ndryshme shtëpish, u rritën 1.2% në mars në krahasim me shkurtin, duke përfshirë 1.1% rritje të fitimit për shtëpitë detached dhe 1.8% për apartamentet condominium. Këto çmime respektive ulen 1.5% nga viti në vit, ndërsa çmimet mesatare u rritën nga muaji në muaj. 

Shitjet totale në treg, duke përfshire apartamente, townhouses dhe shtëpite semi-detached, pësuan një rënie prej 40% në raport me 7,228 njësi nga marsi i vitit të kaluar dhe kjo është shifra më e ulët e shitjeve për marsin që nga viti 2009.

GTA, tregu më i madh kanadez i shtëpive, po përshtatet me sa shihet me rregullat e reja, të cilat e kanë bërë më të vështirë për blerësin procesin e kualifikimit për kredi, kanë sjellë frenimin e blerësve të huaj si dhe rritjen e normës së interesit. Nga ana e tyre, qeveria federale dhe provinciale, duket se janë duke shtrënguar masat ndaj tregut me qëllim që të zbutin çmimet shumë të larta të vitit të kaluar.

“Në këto momente, në qoftë se do të krahasojmë çmimet e shtëpive, ne krahasojmë dy periudha kohore krejtësisht të ndryshme, vitin e kaluar, kur kishim iventarin e më pak se një muaji, ndaj këtij viti me inventar në intervalin kohor dy deri tre muaj”, shprehet në raport Jason Mercer, drejtor i analizës së tregut. “Është normale që të mos shohim më rritje të çmimeve në të njejtin nivel si vitin e kaluar”.    

Po sipas tij, “gjatë gjysmës së dyte të vitit, do të shohim që norma vjetore e rritjes së çmimit do të përmirësohet, ndërsa shitjet do të rriten në perputhje me nivelin mesatar të listimit”.  

Listimet e reja ranë 12% në 14,866 nga marsi i 2017 dhe ishin 3% më poshtë krahasuar me mesataren e 10 viteve të fundit.

Burimi: http://business.financialpost.com/real-estate/toronto-luxury-home-sales-tank-from-last-years-record-pace

Përgatiti Ariola Mani