Ekonomi

Ta gëzoni aeroportin e ri në ... xhepat tuaj!

  • Published in Ekonomi
Nga: Zef Preçi

Edhe pse kisha vendosur te mos flas ne menyre te perseritur per risqet e te ashtuquajturit partneritet pulbik-privat (PPP), komentin ne vijim e ndjej per detyre ndaj kolegeve ekonomiste dhe ligje-venesve qe ne shumicen e rasteve ngrene doren ne menyre te verber per te "kopsitur me ligj" interesa okulte biznesi ne dem te pasurive dhe interesave publike. Keshtu ka ndodhur gjate dy dekadave te fundit, dhe mjerisht as me angazhimet e sterperseritura ne fushatat elektorale per rishikim kontratash koncesionare apo te PPP-ve, asgje e re nuk ka ndodhur. Per te mos thene se situata eshte perkeqesuar nga "negocimi" jotransparent i tyre, qe me e pakta kane ruajtuar interesat, perndryshe fitimet, e kompanive qe i kane "fituar" ne tavolinat e restoranteve ku behen bisedime te tilla dhe pak ose aspak ne jeten ekonomike te vendit apo ne "tregun e lire", sic thuhet ndryshe.

Te jemi eksplicit: ky fenomen (shitja e interesave publike ne favor te lobeve te biznesit dhe te oligarkise) nuk eshte nje fenomen as shqiptar dhe as i lidhur me nje force te vetme politike qeverisese... Qe nga aeroporti i vetem nderkombetar i vendit deri te nxjerrja e perpunimi i naftes dhe mineraleve; qe nga ngjyrosja e karburanteve te skanimi i kontejnereve ne dogana; qe nga "check up"-i famshem i shendetesise falas te sterilizimi i perqendruar i instrumenteve mjekesore e privatizimi i laboratoreve te sherbimit mjekesor; qe nga "zonat e lira ekonomike" te portet me investimet fantazem prej miliarda eurosh; qe nga vend-parkimet ne qytet deri te djegja me incenerator e mbetjeve urbane me kapacitete sa per gjithe Ballkanin Perendimor; qe nga mbikqyrja e lojrave te fatit deri te aeroporti i Vlores, kontrata e te cilit publikohet sot ne mas-media kane vetem nje element te perbashket: riskun ne dem te ekonomise sone kombetare. Dmth menyra se si "fitohen" keto kontrata (me lobim politik ne nivelet me te larta); "tipet" e kompanive qe i fitojne (shumica "off-shore" apo te krijuara posacerisht per qellimin e "kapjes" se biznesit fitimprurese me risk zero dhe mbeshtetje buxhetoret e garantuar); garancia shteterore e 10, 20 apo 30 viteve qe vijne e fiksuar ne ligj qe riskun financiar (pervec risqeve te tjera) e mbulon buxheti i varfer i vendit me te varfer te Europes me nje qeverisje te dobet dhe problematike, etj., jane ato elemente per te cilat nuk pajtohem dhe i konsideroj risqe ne rritje per ekonomine tone kombetare. 

Nuk po them se shmangja e perfshirjes se Kuvendit ne shqyrtimin e kontratave koncesionare qe kalojne mandatin kohor te qeverise dhe perfshirja e tij vetem ne "blindimin" e perfitimeve te kompanive te ketij lloji po con ne deformime serioze te konkurrences ne treg, gje qe verehet ne shumicen e rasteve si nga raportimet periodike te KLSH-se, ashtu edhe nga dokumente te rendesishme teknike te institucioneve financiare nderkombetare qe monitorojne dhe asistojne qeverisjen e vendit dhe progresin e tij ne procesin e antaresimit ne Bashkimin Europian.

Dmth po krijojme monopole me ligj duke ngushtuar hapesirat per biznes per nje numer operatoresh ekonomike, ndersa te dhenat e MONITOR per vitin 2016 tregojne se bizneset e llojit PPP kane normen vjetore me te larte te fitimit pikerisht per kete shkak, ndersa raportime te tjera tregojne se perfitimet e buxhetit te shtetit per njesi prodhimi psh te naftes bruto apo per nje ton mineral te eksportuar jane simbolike dhe ne renie te vazhdueshme pavaresisht ecurise pozitive te konjuktures nderkombetare per disa nga keto mallra "te forta"...dikur. Nuk po them se te gjitha keto koncesione jane zyrtarisht "propozime te pakerkuara" thua se ketu eshte El dorado dhe mjafton t'i hipesh kalit me revan dhe te ecesh sa te mundesh dhe atje ku ndalon eshte kufiri i ...fitimit tend te ardhshem qe fillon nje dite me pas...

I gjithe ky proces, i shitet nje publiku si "politike zhvillimore per brezat qe vijne" qe nuk kupton dhe as reagon, te cilit elita politike drejtuese e vendit i duket e njejte, pavaresisht vete-shpalljes "e majte"  apo "e djathte"? Ne raportimin e mas-medias ishte nenvizuar me te drejte fakti se jane qytetaret shqiptare ata qe do ta kene edhe kete "veper" (aeroportin e Vlores) si kosto shtese ne buxhetin e tyre edhe per nja 30 vjet te tjera sepse "...riskun e biznesit nuk do ta kenë kompanitë private, por buxheti i shtetit. Top Channel ka mësuar se qeveria do i garantojë konsorciumit privat një nivel dysheme të ardhurash vjetore... Nëse kjo e ardhur nuk arrihet nga shfrytëzimi i aeroportit, atëherë qeveria i paguan kompanive private diferencën nga buxheti i shtetit. Synimi i qeverisë është që ndërtimi i aeroportit të nisë sa më parë, mundësisht brenda majit të këtij viti. Kjo për dy arsye. Së pari që vepra të përfundojë sa më shpejt, dhe qeveria të marrë përfitimet politike para publikut për një premtim të realizuar. Ndërsa arsyeja e dytë ka lidhje me ekonominë". Ta gezoni aeroportin e ri te Vlores ne xhepat tuaj! Keshtu te pakten ndihmojme kompanite turke qe te fuqizohen financiarisht, packa se shteti shqiptar do te marre para borxh per te garantuar te paprekur fitimet e tyre... Deri atehere qytetaret do te "ushqehen" me perrallat naive rreth vetive cudiberese te veting-ut, dmth amerikaneve dhe europianeve qe vijne dhe zgjidhin problemet e shqiptareve ne drejtesi, politike, polici, etj...