Fëmijët

7 sekretet e fëmijëve të lumtur

  • Published in Fëmijët

7 sekretet e fëmijëve të lumtur

  1. Fëmijët e lumtur hanë në orar – fëmijët e uritur janë të tmerrshëm. Si të rritur që jemi ne e dimë se çfarë na shkakton uria, na bën nervoz, qoftë edhe kur na shpëton një vakt pa ngrënë. Edhe fëmijët janë po kështu. Të ngrënit në intervale të rregullta bën që fëmijët të jenë të qetë e të kënaqur.
  2. Fëmijët e lumtur pushojnë rregullisht. Jo të gjithë fëmijët kanë marrëdhënie të mira me gjumin. Disave u duhet ndihmë. Orari i caktuar për të fjetur është një domosdoshmëri për fëmijët.
  3. Fëmijët e lumtur luajnë pa udhëzime – loja e lirë ditët e sotme duket se po humb. Duhet lënë një kohë e caktuar për fëmijët që të vënë në punë imagjinatën e të luajnë thjesht për qejfin e vet.
  4. Fëmijët e lumtur shprehin emocionet- shpesh fëmijëve u thuhet mos qaj, mos qesh, ule zërin. Në të vërtetë fëmijët duhet të shprehin atë që ndjejnë. Po mund të ndodhë të viheni në siklet ndonjëherë, por është më mirë për shëndetin e tyre dhe të ardhmen e tyre emotive që të shprehin veten.
  5. Fëmijëve të lumtur u lejohet të kenë kontroll për disa gjëra. Duhet thënë që fëmijët kanë pak kontroll në jetën e tyre. Atyre u thuhet kur të hanë, kur të flenë, çfarë të veshin, etj, etj. Duke u dhënë pakëz kontroll i bën ata të lumtur. Psh, lërini të zgjedhin rrobat që duan.
  6. Fëmijëve të lumtur u dëgjohet mendimi - kur i dëgjoni fëmijët tuaj, vërtet, jo sa për të thënë, ata ndjejnë se janë lidhur me ju gjë që u shton vetëbesimin dhe sigurisht lumturinë.
  7. Fëmijëve të lumtur u jepet dashuri pa kushte- Fëmijët, si edhe të rriturit bëjnë gabime. Ata nuk na dëgjojnë, na mërzisin herë pas here. Por ata janë fëmijë. Duke i falur dhe duke i dashur i bëjmë dhuratën më të mirë të mundshme.

 ©Flasshqip.ca