Fëmijë diaspore

S'DURON IRIQI NJË GJILPËRË

Nga: TASIM GJOKUTAJ

S'DURON IRIQI NJË GJILPËRË

Iriqi i vogël u sëmur
Me rrufë, kollë, temperaturë
Mamaja me karrocë e mori
Dhe na e çoi tek doktori
-Do bëj gjilpërë-doktori thotë
Iriqi qan e qan me lot
E mori vesh një pyll i tërë
S’duron iriqi një gjilpërë

 


Një milingonë i vajti pranë
-Po ç’ke o xhan përse po qan
Ti je nga fis e goxha fis
Që mban gjilpëra në kurriz.
Vjen infermierja një goxha bletë
E ngul gjilpërën shpejt e shpejtë
Dhe i thotë: “Hajt me shëndet!
Dhe mos lësho prapë lot në faqe
Si ca fëmijë që tundën lagjen
Për një gjilpërë nis ulërima
Pale na thonë se janë dhe trima”.

Tasim Gjokutaj
1989