Fëmijë diaspore

Gëzuar ditëlindjen Eneida Kati!

Fëmijët e shqiptarëve që kanë lindur në diasporë ose janë larguar të vegjël nga Shqipëria, bëhen të zotë në fushat që eksplorojnë. Prindërit janë krenarë që sakrificat e tyre shpërblehen prej fëmijëve përmes të mësuarit dhe angazhimeve serioze kudo ku marrin pjesë.

Prindërit i manifestojnë gëzimet në rrjete sociale, duke i ndarë me miqtë e tyre. FlasShqip gëzon në çdo rast dhe dëshiron që dashurinë, pozitivitetin dhe suksesin për çdo fëmijë ta shpërndajë për gjithë komunitetin në rubrikën “Fëmijë diaspore”. Përmes postimeve dhe urimeve për bashkëatdhetarët tanë ne do ruajmë lidhjet dhe do t'i përforcojmë ato.

Sot Eneida Kati ka ditëlindjen.

Këtë e mësuam nga postimi i mamit të Eneidës në Facebook, Anila Erindit. Anila është një emër i njohur në komunitetin e shqiptarëve në Montreal, praninë e së cilës në portal ne do ta kemi edhe më aktive, kur të publikojmë krijimet e saj.

Ja urimi i Anila Erindit në Facebook për vajzën e saj bukuroshe Eneidën: 

“Happy Birthday my sweet love Eneida!

As years go by, you go with them passionately exploring life. Keep singing my little artist, keep playing and remember that one day you will be there where your dream is! Keep dancing like no one is watching! Keep enjoying every little moment of growing and keep smiling nonstop and without boundaries! I love you endlessly. Enjoy your day!