Për prindërit

Bёhu prindi mё i mirё nё vetёm 2 javё!

Prindёrimi ёshtё sfidё. Askush nuk lind me aftёsi tё mbinatyrshme. Nuk ka rregulla tё arta se si tё bёhesh prind i mirё. As manualet nuk tё bёjnё dot fajde, nёse nuk ke vullnetin dhe dashurinё pёr edukimin. Çdo prind e do fёmijёn e vetё thonё, por dashuria duket se nuk mjafton pёr tё nxjerrё nё jetё fёmijёn. Dashuria ka nevojё pёr pёrkushtim dhe qёndrueshmёri. Nёse pёr çdo ditё do zbatoni minimalisht njё nga kushtet e mёposhtme, atёherё tё jeni tё bindur se do t’ia dilni. Hap pas hapi ju do ecni bashkё me fёmijёn tuaj. Suksese!

  1. Komunikojini fёmijёs dashuri duke pёrqafuar, pёrkёdhelur, sidomos nё fund tё ditёs. Thuaji “tё dua”.
  2. Dёgjoni pa e gjykuar kur fёmija ju shpreh ndjenjat ose mendimet e veta. Nёse nuk dёgjoni, fёmija do tё pёrpiqet ta tёrheqё vёmёndjen tuaj me sjellje tё papёlqyeshme.
  3. Inkurajo fёmijёn tё diskutojё idetё dhe qёllimet, duke shprehur besimin qё ai ose ajo mund ti bёje gjёrat shumё mirё.
  4. Qeshni bashkё me fёmijёn pёr gjёrat, por jo me tё duke e vёnё nё lojё.
  5. Punoni me zell dhe krenari, nё mёnyrё qё fёmija ta dojё punёn dhe tё japё mё tё mirёn. Mёsoni informacione tё reja. Ёshtё mirё tё thuash nuk e di, por mё pas shto qё ju bashkё mund ta gjeni. 
  6. Mbaje televizorin fikur. Shumё programe janё tё dhunshme dhe i fusin fёmijёve frikёn ose i shtojnё agresivitetin. Vendoseni kompjuterin nё vend tё dukshёm tё shtёpisё dhe monitoroni pёrdorimin e internetit.
  7. Ji i qёndrueshёm, i ndershёm dhe i drejtё nё lidhje me fёmijёn tёnd
  8. Ofroni disa zgjedhje duke e lejuar tё vendosё vetё fёmija
  9. Falini gabimet e fёmijёs tuaj, ato janё pjesё e natyrshme e tё mёsuarit
  10. Negocioni privilegjet dhe pёrgjegjёsitё, shmang mbi-llastimin
  11. Mos sha, mallko, ose kёrcёno. Mos e kritiko ashpёr, shmang “duhet “
  12. Respekto tё drejtat e fёmijёs dhe mos e krahaso me tё tjerёt
  13. Ndaji punёt e shtёpisё me tё gjithё anёtarёt e familjes nё mёnyrё qё fёmija tё japё kontribut dhe tё ketё pёrkatёsi.
  14. Lexo me fёmijёn, pёr ti futur dashurinё pёr librin.

Marrë nga libri “Psikologjia shkollore e zbatuar” shkruar nga psikologia Jeta Dedja (Toçila)