Për prindërit

Mësuesi që u thotë JO notave

Një mësuese, pasi u dorëzoi rezultatet e provimit prindërve, shkruajti këto rreshta në dërrasë të zezë:

“Unë nuk qesh e zonja të them Jo! 
Jo notave! Ndarjes së fëmijëve në bazë të asaj që mund të bëjnë. Të mbyll fëmijën brenda një numri. T’ju mësoj atyre matematikën e ekzistencës, sipas së cilës sa më e lartë të jetë nota, aq më shumë vlen fëmija. 

Nota korrupton njerëzit. I ndan ata. I klasifikon ata. I largon nga njëri-tjetri. Nota është shkaku disintegrues i një komuniteti. 
Nota fshin historinë e tij, rrugëtimin, përpjekjet dhe vullnetin për të ndërtuar diçka së bashku. 
Nota është diçka brutale, jep cmime dhe dënon, hedh përpjetë nga gëzimi dhe poshtëron. 
Nota gabon, në momentin që vihet, pengohet dhe bie në ndryshimet njerëzore. 
Nota i bën njerëzit të harrojnë se nga kanë ardhur, nota nuk tregon zotësitë e fëmijëve. Notat bëjnë të ndihen keq ata që i marrin dhe ata që i vënë. Krijojnë ankth, përballje, suksese dhe dështime. Notat shkatërrojnë kënaqësinë e zbulimit dhe të të mësuarit, çdokush sipas kohës dhe mundësive që ka. 
Notat shqetësojnë rritjen, vetëvlerësimin dhe konsideratën që kemi ne të rriturit për fëmijën. Notat krijojnë viktima dhe mendjemadhësi. Notat nuk u jepen fëmijëve, por në veçanti atyre që nuk ia dalin dot.
Një mësuese këtë e di mirë, prandaj është fajtore. Është fajtore që nuk e ka kundërshtuar vënien e notës”.

Një mësuese e mençur shkruante në dëftesat e të gjithë nxënësve të saj të njëjtin vlerësim: “Ka bërë atë që ka mundur, atë që nuk mundet nuk e ka bërë''./web

 

Tagged under mesues flasshqip nota