Për prindërit

Argëtohu me fëmijët !

Keni një ditë pushim dhe nuk dini si të argëtoheni me fëmijët? Mjaft shkuat nëpër qendra tregëtare dhe mos merrni pajisje elektronike  me vete. Pranvera po vjen, ditët me diell po ashtu. Më mirë sajoni aktivitete jashtë mureve të ndërtesave. Si për shembull:

Shëtisni nën rrezet e diellit

Fryni tollumbace me shkumë ndërkohë që ecni. Fëmijët kanë shumë qejf.

Dilni me biçikleta ose mësoni biçikletën

Lexoni bashkë libër të shtrirë në barin e një  parku, me këmbët që tunden nga kënaqësia.

Mund të ushqeni zogjtë, ose rosat e mjelmat nëse jeni pranë një liqeni.

Luani me top, tenis, ose letra. Mund edhe të luani "Mos u nxeh"

Dekoroni bashkë vezët e pashkës, le të eksperimentojnë fëmijët sa të duan.

Merrni pjesë në ndonjë punë vullnetare me fëmijët për komunitetin

Personalizoni gurë dekorues në kopshtin tuaj.

Pastroni lodrat së bashku

Bëni ushqime gati dhe nisuni për një piknik

Shkoni në kopshtin zoologjik ose botanik

Shkoni në kinema ose teatër për fëmijë duke ngrënë bashkë kokoshka

Vizitoni një vend që nuk e keni parë ndonjëherë

Uluni bashkë me fëmijën dhe planifikoni aktivitetet për herën tjetër.

Dhe ajo që u pëlqen fëmijëve është kur vrapojnë bashkë me prindërit. Nuk e di pse kënaqen aq shumë.