Për prindërit

Që fëmijët të kursejnë pará

Kur bëni një xhiro në qendra tregëtare dhe fëmija juaj kërkon t’i blini diçka të shtrenjtë, çfarë i thoni si justifikim për të mos e blerë? Disa i thonë të vërtetën se çmimi është tepër i lartë dhe nuk mund të shpenzojnë aq shumë. Por a e kupton fëmija këtë? Edhe në rastet e fëmijëve më të rritur që kërkojnë celularin më të fundit në treg. Prindërit dëshirojnë t’ua plotësojnë kërkesat fëmijëve, por a munden ta bëjnë në çdo rast këtë? Çfarë të bëjmë që fëmijët të kuptojnë vlerën e parave, rëndësinë e kursimit dhe rreziqet e borxhit?

Konceptet bazë për paratë fëmijët i marrin që në moshat tre dhe katër vjeç, kur krijojnë idenë e monedhave që vendosin në derrkucin e tyre të kursimit. Më tej ata “armatosen” me shumat simbolike të parave të xhepit që përbën edhe shtegun e tyre të parë drejt llogarive bankare të kursimit. Me rritjen e fëmijëve bisedat për paratë sa vijnë e sofistikohen. Shumë mirë një prind mund të diskutojë për kursimin me fëmijën e tij teksa blen në supermarket, ku oferta e mallrave të njëjtë dhe çmimet e tyre që ndryshojnë sipas cilësisë janë një mënyrë e thjeshtë për të ilustruar ligjin bazë të kursimit.


Por si duhet të reagojnë prindërit kur fëmija vjen në shtëpi i djegur nga dëshira për një paisje të fundit që ia ka parë shokut të klasës, apo si të veprojë ky prind kur shikon se shoku i fëmijës 10 vjeçar vjen me një limuzinë në një festë ditëlindjeje?
Ka mënyra delikate me të cilat prindërit mund t’u shpjegojnë fëmijëve të tyre diferencën me shokët e pasur. Nocioni mbi kredinë është një: kur fëmijët shikojnë një makinë apo shtëpi luksoze, ata nuk e kuptojnë se shumë prej tyre nuk janë në pronësi të plotë të përdoruesve, pasi ata janë blerë me kredi.
“Ka qëndrime të ndryshme: një familje mund të jenë e gatshme për të marrë një rrezik të lartë financiar për një makinë luksoze, një tjetër jo.

Ndërkohë, familje që pasurohen shpejt, nëpërmjet shitjes së bizneseve apo forma të tjera, kanë shqetësimin se si ti mbajnë fëmijët “me këmbë në tokë”. Për këta njerëz, ekziston rreziku që fëmijët e tyre të kthehen në viktima të një besimi të verbër e me pasoja të paparashikuara. Shumë prindër reagojnë duke mbrojtur fëmijët e tyre nga pyetjet për pasurinë që kanë.

Virtyti i kursimit është një mësim i parë jetik, por fëmijëve më të rritur duhet gjithashtu t’u mësohet veç kursimit edhe efekti i inflacionit, pra në një fazë të dytë ata duhet të bëjnë diferencën mes kursimit dhe investimit.
Por shpesh vendimet me paranë nuk kanë natyrë logjike. Ata i tejkalojnë dashuritë për numrat, të cilat ne i përjetojmë me dëshirën për t’u rritur në brendësi të arkës “derrkuc” të kursimeve.

Referenca: Financial times