Kanada

Parku i Dinosaurit në Alberta

  • Published in Kanada

Rrethuar me toka djerrë dhe stepa, Parku Provincial i Dinosaurit i ndërtuar në 1955, me një sipërfaqe prej 70 km² shtrihet përgjatë lumit “Dreri i Kuq” në juglindje të provincës së Albertas.

Më tepër se 300 skelete dinosaurësh të cilësisë së parë janë nxjerrë në këtë zonë që kur filloi gërmimi  në vitin 1880.

Toka djerrë, e quajtur kështu për shkak se nuk është e lërueshme, paraqet një bukuri ekzotike dhe përmban shtresa gurësh ranorë dhe balte të depozituara nga lumi rreth 75 milionë vjet më parë. Çdo shtresë sedimenti përmban fosile bimore karakteristike dhe specie kafshësh.

        

Mbetjet fosile të dinosaurëve dhe zvarranikëve të tjerë, amfibëve, zogjve dhe gjitarëve primitivë janë të bollshme, duke i lejuar shkencëtarëve një paraqitje të hollësishme në një kapitull të historisë së Tokës.

Asnjë zonë tjetër e përmasave të krahasueshme nuk ka prodhuar rekord të tillë të shumëllojshëm të dinosaurëve dhe bashkëkohësve të tyre.

Kolonat natyrore dhe honet, karakteristikë e rajonit, u formuan si rezultat i proceseve të erozionit pas fundit të periudhës së akullnajave. Bimësia është e rrallë dhe e shkretë (p.sh. kaktuse).

Lehtësirat

Në verë organizohen ture me autobus dhe ngjitje, por zona të caktuara janë të kufizuara. Ekspozitat në Muzeun e Paleontologjisë janë të hapura gjatë gjithë vitit. Parku është shpallur si Trashëgimi Botërore e Kombeve të Bashkuara.

 ©FlasShqip