Kanada

Toronto: Hap dyert për publikun ekspozita e pikturës shqiptaro-kanadeze

  • Published in Kanada

Nga dje, në ambientet e ARTUSIASM ART GALLERY, 1684 St. Clair Avenue West, Toronto, janë vendosur 93 punime të 26 profesionistëve dhe amatorëve të pikturës nga komuniteti shqiptaro-kanadezë. Ekspozita tashmë është e hapur për publikun deri në datën 24 Nëntor. Ky është eventi i parë i këtyre përmasave, i organizuar edhe në kuadër të Muajit të Trashëgimisë Kulturore Shqiptare në Ontario.

Ja dhe lista e pjesëmarrësve nga Greater Toronto Area, Montreal dhe Halifax: Albana Çanga, Alket Xhakollari, Arber Rexhepi, Ardian Radovicka, Arjan Bafa, Aurora Paplekaj, Brian Balili, Dhurata Sahatçija, Elis Tarelli, Entela Konomi, Ermal Xhixha, Gent Bejko, Jeronim Dyrmishi, Kastriot Dervishi, Kristaq Turtulli, Petro Dhimitri, Rapi Sota, Rei Misiri, Robert Simoni, Vilma Saraçi Mebelli, Ylli Radovicka, Viola Ilia dhe Zeqirja Rexhepi. Është ekspozuar gjithashtu edhe një punim nga i ndjeri Hydbi Tarelli.  

Kujtojmë që përurimi zyrtar është parashikuar të zhvillohet ditën e premte më 16 Nëntor në ora 7 p.m. me prezencën e Ambasadorit të Shqipërisë në Kanada, Ermal Muça dhe Konsullit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Toronto, Donat Syla.

Sipas programit, fjalën e përurimit do ta mbajnë kuratorët Carlos Rodriguez dhe Tanzina Amin. Ceremoninë do ta shoqërojnë edhe tingujt e violinës së mjeshtrit Augustin (Cin) Simoni. Gjithashtu do të këndojë Tringa Rexhepi dhe në organo do të luajë Dea Radovicka.

Portali Flasshqip.ca, media sponsor i ekspozitës, ju uron sukses artistëve dhe falenderon me radhë të gjithë mbështetësit dhe bizneset që kanë kontribuar për realizimin me sukses të saj: Albany Pizza me pronar shkrimtarin Përparim Kapllani, RH Scholarship, Onufri Painting me pronar Lali Gjeçi, Select Maintenance me pronar Arbër Skilja dhe Beverly Renovation&Restoration me pronar Kostandin Tili.

Një tortë speciale me simbolet kombëtare do realizohet enkas për eventin nga European Patisserie me pronarë Bruna dhe Adi Brari.

@FlasShqip.ca