Kanada

Çfarë do të jetë hapur/mbyllur në Toronto në vigjilje dhe ditën e parë të Vitit të Ri?

  • Published in Kanada
Foto nga Darren Calabrese / THE CANADIAN PRESS)

Jemi në prag të Vitit të Ri 2019 dhe si në çdo festë njerëzit kanë disa ditë pushimi. Çfarë të bëjnë gjatë këtyre ditëve? Të shkojnë në kinema, shopping, të argëtohen diku? Por a janë të hapura gjatë festave dyqanet, restorantet apo vendet e tjera që ofrojnë shërbime. Nëse jetoni në Toronto, ne po ju ofrojmë një guidë mbijetese për vigjiljen dhe ditët e para të vitit 2019.

Shërbimet-Shumica e shërbimeve në Toronto do të jenë të mbyllura në ditët e para të 2019, përveç shërbimeve të emergjencave. Mbledhjet e mbeturinave do të kryhen në datën 2 janar.

LCBO dhe dyqanet e birrave - Disa dyqane të LCBO do të jenë të hapura deri në orën 6 p.m. ose 8 p.m. të datës 31 dhjetor. Shpërndarjet e porosive nëpër shtëpi do të kryehen deri në orën 5 p.m.  Në 1 janar të gjitha do të jenë pushim ndërsa në datën 2 do të hapen.  

Qendrat e kohës së lirë- Të gjitha libraritë e Torontos do të jenë në funksion nga ora 9 a.m. deri në 1 p.m. të datës 31, ndërsa data 1 janar do të jetë pushim.

Qendrat komunitare do të mbyllen në orën 4 p.m. në 31 dhjetor dhe sigurisht pushim deri në datën 2 janar.  

Të gjithë muzeumet historike do të jenë mbyllur në datën 1 janar.

Galeria e Artit të Ontarios do të jetë hapur nga ora 10:30 a.m. deri në orën 4 p.m. si në datën 31 ashtu edhe në datën 1 janar.

Muzeu mbretëror i Ontarios do të jetë hapur nga ora 10 a.m. deri në 5:30 p.m. në 31 dhjetor dhe nga ora 10 a.m. deri në 7 p.m. në 1 janar.

Hapur do të jetë edhe Muzeu i Shkencave të Ontarios si në datën 31 ashtu edhe në datën 1, nga ora 10 a.m.deri në  5 p.m.

Kopshti zoologjik i Torontos është hapur si çdo ditë nga ora 9.30 deri në 4.30 p.m. Edhe High Park Zoo është hapur.

Kinematë- Të gjitha kinematë Cineplex do të jenë të hapura.

Ushqimoret- shumica e dyqaneve do të jenë të mbyllura në 1 janar.

Farmacitë- Disa nga dyqanet Shoppers Drug Mart do të jenë të hapura, por për më shumë informacion rreth orareve duhet të kontrolloni faqet e tyre.

Shopping- Disa qendra tregëtare si Square One, Pacific Mall, Eaton Centre, do të jenë të hapura në datën 1 janar deri në orën 6.p.m ndërsa të tjerat do e bëjnë pushim ditën e parë të vitit 2019.

Burimi: www.cbc.ca