Kanada

Dita e Viktorias

  • Published in Kanada

Për shumë kanadezë, fundjava e zgjatur me pushimin e ditës së hënë para ditës së lindjes së Mbretëreshës Viktoria shënon kohën e përshtatshme për të menduar për pushimet verore. Por pse festohet ditëlindja e mbretëreshës Viktoria, e cila që prej 1901 nuk jeton më?

Deri në vitin 1956, ditëlindja e monarkut (mbretit apo mbretëreshës) të Britanisë së Madhe festohej në Kanada ndonjëherë fiks në ditën e lindjes ndonjëherë rreth asaj dite e ndonjëherë në Ditën e Viktorias.

Mbase se Mbretëresha Viktoria ishte e rëndësishme në historinë e Kanadasë. Kur Kanadaja u shpall shtet në 1867 ishte ajo mbretëreshë dhe ishte ajo që zgjodhi si kryeqytet Otavën. Pas vdekjes së saj, qeveria kanadeze deklaroi se 24 Maji, dita e lindjes së Mbretëreshë  Viktorias do të ishte festë në nderim të saj. Nëse 24 Maji do të qëllonte ditë e diel, festa do të bëhej një ditë më pas.

Në vitin 1957, Kanadaja vendosi që Dita e Viktorias të festohet ditën e Hënë para 24 Majit.  

Gëzuar Ditën e Viktorias!