Kanada

Kanada - Veprimtari me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës

  • Published in Kanada

Në kuadrin e 20-vjetorit të ndërhyrjes ushtarake të NATO-s dhe çlirimit të Kosovës, përfaqësitë diplomatikë të Republikes së Kosovës në Kanada në bashkëpunim me institucione kanadeze do të organizojnë gjatë javës në vazhdim dy veprimtari të rëndësishme përkujtimore.

Veprimtaria e parë, organizuar nën kujdesin e Konsullit të Përgjithshëm të Kosovës, Donat Syla, do të zhvillohet të hënën më 10 Qershor në Toronto (ora 15:00-19:00), në një nga sallat e Parlamentit Provincial në Queen’s Park.

Në takimin e të hënës do marrin pjesë dy të ftuara speciale, viktima të dhunës serbe, e mirënjohura Vasfije Krasniqi Goodman si dhe Saranda Bogujevci, artiste dhe deputete e Parlamentit të Kosovës. Nga pala kanadeze do të jetë prezent deputetja e legjislaturës së Ontarios, Bhutila Karpoche sëbashku me Peter Stoly, ish-oficer i UNMIK dhe ish numri dy i Policisë së Torontos.

Veprimtaria e dytë do të zhvillohet të mërkurën, më datën 12 Qershor, prej orës 15:00, në një nga ambientet e Universitetit Carlton të Ottawa-s. Organizuar si bashkëpunim mes Ambasadës të Republikës së Kosovës në Kanada dhe Norman Paterson School of International Affairs, takimi titullohet «20 vjetori i angazhimit ushtarak të NATO-s në Kosovë-Refleksione për Kanadanë» dhe do drejtohet nga ish-ministri i Jashtëm kanadez Lloyd Axworthy, aktualisht Kryetar i Këshillit Botëror për Refugjatët.

Krahas ambasadorit Lulzim Hiseni, në takim do jetë sërish e pranishme Vasfije Krasniqi Goodman sëbashku me dy kryesueset respektive të grupeve parlamentare të miqësisë Kanada-Kosovë, Anita Vanderbeld dhe Mimoza Kusari-Lila.

©Flasshqip.ca