Aktualitet

Toronto: Tringa Rexhepi hap festivalin e 30 ndërkombëtar të ‘Beaches Jazz’

Beaches Jazz Festival 2018 në ditën e tij të parë ka qenë i nxehtë si për nga moti ashtu edhe performancat në skenën qendrore të ngritur pranë parkut Jimmie Simpson, të kryqëzuar me Queen street në Toronto.

Festivali u hap nga artistja shqiptare Tringa Rexhepi, e cila e veshur me fustan të kuq flakërinte në skenë me bukurinë dhe energjinë e saj.

Ky festival, i cili është kthyer në traditë do të zgjasë deri në datën 29 korrik. Skenat e tij janë të lëvizshme në vende të ndryshme dhe gjithashtu paralel në të njëjtin orar zhvillohen disa shfaqje.

Spektatorët kanë ç’të zgjedhin e ç’të shohin. Mjafton të kenë dëshirën për muzikën.  

©Flasshqip.ca