Aktualitet

Hampstead-Montreal: Jo duhan dhe kanabis në vendet publike

Këshilli bashkiak i Hampstead, bashki e vogël dhe e pasur me rreth 7000 banorë, në qendër të ishullit e Montrealit, miratoi të hënën një rregullore që ndalon pirjen e duhanit apo kanabisit në të gjitha vendet publike, qoftë në trotuare, rrugë apo parqe.

"Pirja e duhanit është e rrezikshme, sidomos për të moshuarit me sëmundje të mushkërive por edhe për fëmijët", tha në një deklaratë të martën, Kryetari i bashkisë William Steinberg. “Kjo është arsyeja pse ndalojmë pirjen e duhanit në Hampstead. Në kohën kur marihuana bëhet e ligjshme, duhani do të ndalohet në vende publike", shtoi ai.

Një gjobë minimale prej100 dollarë parashikohet për shkeljen e parë, ndërsa të paktën 200 dollarë për një shkelje të dytë. Gjithsesi, shuma maksimale e gjobës nuk do ti kalojë 600 dollarët.

Albanian Montreal Press