Aktualitet

11 Nëntor, Kanadaja përkujton të rënët gjatë luftrave

Çdo vit në 11 Nëntor, në Ditën e Përkujtimit, (Remembrance Day) Kanadezët kujtojnë sakrificat e veteranëve dhe trimëritë e të rënëve në të gjitha luftërat.  Kanadezët vendosin simbolin e lulëkuqes në kraharor dhe mbajnë një çast heshtje në orën 11 të ditës së 11-të të muajit të 11-të për të nderuar sakrificat e mbi një milion burrave dhe grave të guximshme që kanë shërbyer dhe 110.000 vetëve që kanë dhënë jetën. Mjeku-ushtarak kanadez, nënkoloneli John McCrae, në 1915 shkroi poezinë "Në fushat e Flanderit" e cila recitohet në Ditën e Përkujtimit:

Në fushat e Flanderit shpërthejnë lulëkuqe

rreshtuar ndër udhëkryqe,

vendin tonë shënojnë;

dhe në qiell laureshat, ende me guxim këndojnë e fluturojnë

mes armësh ne pak i dëgjojmë

 

Ne jemi të vdekur

agimin dhe shkëlqimin e diellit kemi parë dikur

jetuam, deshëm dhe na deshën, dhe tani shtrihemi

në fushat e Flanders.

 

luftrat tona me armikun merrni ju

prej duarve të dështuara i hedhim tek ju

Pishtar të bëhen dhe lart të ngrihen

kush thyen besimin shpejt do të fiken

Ne nuk do flemë, edhe pse lulëkuqet rriten

në fushat e Flanderit

 

 ©Flasshqip.ca

Tagged under Remembrance day