Aktualitet

Toronto-Në Ditën e Përkujtimit Konsulli Donat Syla takon Doug Ford

Me rastin e Ditës së Përkujtimit, përpara selisë së Parlamentit të Ontarios në Toronto është zhvilluar dje ceremonia zyrtare e rastit. Mes përfaqësuesve të shumtë diplomatikë të akredituar në provincë, në shenjë nderimi dhe në emër të Republikës së Kosovës ka vendosur një kurorë edhe Konsulli i Përgjithshëm Donat Syla.

Perveç komunikimit me homologë nga vendet partnere, në pritjen e organizuar pas ceremonisë Konsulli Donat Syla ka patur rastin të takohet edhe me autoritetet më të larta të Ontarios, Kryeministrin Doug Ford si dhe Lejtënant Guvernatoren e provincës që përfaqeson Kurorën Mbretërore Britanike, Zj. Elizabeth Dowdeswell.

@FlasShqip.ca