Aktualitet

'Boxing Day', dita pas Krishtlindjes! 

"Boxing Day" është caktuar 26 dhjetori dhe zakonisht është ditë e njohur në vendet e Mbretërisë së Bashkuar (si Kanadaja, Australia, Afrika e Jugut, Zelanda e Re) si dhe në disa vende evropiane.

Nisi në Mbretërinë e Bashkuar para 800 vjetësh. Ishte dita kur nëpër kisha hapeshin kutitë me ndihma të mbledhura për të varfërit, e më pas u shpërndaheshin. Ende sot ka Kisha që vazhdojnë këtë traditë.  

Ndoshta kanë qenë romakët që e kanë sjellë në UK këtë traditë, por ata i përdornin kutitë për të mbledhur paratë e basteve të vëna gjatë lojërave dimërore.

Në Hollandë, këto kuti u dizenjuan në qeramikë në formë derrkuci, prej nga e ka edhe origjinën termi 'Piggy Bank'-derrkuci i kursimeve.

Gjithashtu ka qenë traditë që në këtë ditë, punonjësit e bënin pushim për të festuar Krishlindjen.

Gjatë luftës së dytë Botërore, punëtorë të tillë si mjelësit dhe kasapët udhëtonin rreth e qark të shpërndanin produktet dhe mblidhnin kuti krishtlindjeje ose bakshishe.

"Boxing Day" është kthyer në ditë pushimi në shtete si UK, Kanada, Australi dhe Zelanda e Re. Gjithashtu është traditë që të luhen Pantonima por edhe lloje të ndryshme sportesh si gara me kuaj dhe ndeshje futbolli. Dhe më kryesorja sidomos për gratë, dyqanet kanë ulje të mëdha çmimesh, por jo dhe aq vende të lira parkimi.  

©FlasShqip