Aktualitet

Ontario planifikon rritje të kufirit të shpejtësisë në autostrada

Foto e autostrades 401, Toronto, Dhjetor 1982, Burimi: Ontario Ministry of Transportation  -  © Queen's Printer for Ontario, 2011

Qeveria e Ontarios planifikon të rritë kufijtë e shpejtësisë në autostrada, që do të thotë që makinat e shpejtësisë së shpejti do të lejohen të udhëtojnë edhe më shpejt.

Ministri i Transportit Jeff Yurek njofton se provinca po planifikon të rishqyrtojë kufijtë e autostradave të serisë 400.

Pjesa më e madhe e drejtuesve të automjeteve aktualisht respektojnë limitin e shpejtësisë prej 100 km / orë në autostradat 400, 401 dhe 404, por të gjithë e dinë se ka njerëz që e tejkalojnë këtë shpejtësi.

Qeveria dëshiron të rritë limitin si pjesë e një projekti të ri pilot, por se kur do të fillojë ky projekt pilot, apo se sa do të jetë kufiri i shpejtësisë së lejuar ende është e paqartë.

Sipas Yurek, i cili foli përpara Bordit Rajonal të Tregtisë së Torontos, limitet aktuale të shpejtësisë nëpër autostrada nuk janë të përditësuara, pasi ato janë implementuar që prej vitit 1970 me qëllim kursimin e karburantit.