Aktualitet

Banorët e 4 lagjeve në Toronto mund të rrisin pula në shtëpitë e tyre

Torontonianët që janë të interesuar në rritjen e pulave në kopshtet e tyre, mund ta bëjnë këtë falë një projekti pilot që do të zbatohet me ndihmën e Shërbimeve të Kafshëve dhe Këshillit të Politikave Ushqimore të Torontos.

Fillimisht po bëhet trajnimi i të interesuarve për tu njohur me kërkesat e projektit, kujdesin bazik për pulat, si të dallojnë dhe parandalojnë sëmundjet, apo praktikat më të mira të ushqyerjes së tyre.

Ky projekt i njoftuar që prej 2 marsit, tashmë është i ligjshëm dhe banorët që do të rrisin pula për hobby ose për vezë, do e bëjnë këtë deri në vitin 2021.

Ata që do të lejohen të rrisin pula duhet të kenë shtëpi me kopësht ose oborr në lagjet 5 (Etobicoke-Lakeshore), 13 (Parkdale-High Park), 21 (St. Paul's), dhe 32 (Beaches-East York). Ata duhet ti rregjistrojnë pulat e tyre në bashki dhe të ndërtojnë një kotec sipas kushteve të përcaktuara.

Në Toronto është e ndaluar mbajtja e pulave përvec lagjeve të mësipërme, ndërsa gjelat janë krejtësisht të ndaluar në gjithë territorin e bashkisë

Burimi: Radio Canada

@FlasShqip.ca