Aktualitet

Ministri i Jashtëm Bushati ngushëllon familjet e viktimave në Saskatchewan

Tragjedia e ndodhur të premten pranë Tinsdale në Autostradën 35 të provincës Saskatchewan, ku humbën jetën 15 persona, anëtarë të ekipit të Hockey-t Humbolt Broncos, përfshi trajnerin dhe kapitenin e ekipit, nuk ka lënë pothuaj askënd indiferent. Një valë e madhe shprehjeje emocionesh dhe simpatie për familjet e viktimave pasoi në gjithë Kanadanë dhe jashtë saj.

Të shumta kanë qenë mesazhet ngushëlluese dhe solidarizuese të kumtuara në forma të ndryshme, drejtpërdrejt autoriteteve kanadeze dhe qytetit Humboldt, në media apo rrjetet sociale, përfshi dhe Presidentin e USA Donald Trump, i cili telefonoi posaçërisht Kryeministrin Trudeau.

Nga ana e tij sot, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka shprehur ngushellimet e tij për familjarët e viktimave përmes një mesazhi në Twitter.

“Zemërthyer nga aksidenti i tmerrshëm i Humbolt Broncos në Saskatchewan, dëshëroj t’u shpreh ngushëllimet më të sinqerta të gjithë familjarëve të viktimave dhe të gjithëve atyre të afektuar nga kjo tragjedi. E ndajmë dhimbjen me të gjithë miqtë tanë kanadezë” – ka shkruar kryediplomati shqiptar.

@FlasShqip.ca