Aktualitet

Ekskluzive: Foto nga sulmi në Toronto

26 minutat e tmerrit në Yonge Street, rrugën e famshme, që ndan pjesën Lindore nga ajo Perëndimore të Torontos, kanë vijuar me orët e pasojave fizike e psikologjike tek të lënduarit e viktimat direkte të sulmit por edhe tek dëshmitarët e ngjarjes. Ata janë me qindra, por ndoshta me mijëra janë ata që ndjenë efektin e asaj që quhet traumë emocionale.

Mediat nuk kanë rreshtur së dhëni informacion për ngjarjen minutë pas minute, duke ju referuar dëshmitarëve të drejtpërdrejtë. Një ndër më të njohurat prej tyre, Toronto Star, ka raportuar edhe emrin e një shqiptari, i cili punon pikërisht në kryqëzimin Yonge dhe Finch, aty ku nisi tragjedia.

Bes Kondi, Property Manager i godinës 55 Yonge Street, ka rendur menjëherë jashtë zyrës për të dhënë ndihmën e tij rreth orës 13:30, shkruante Toronto Star.

Ndërkohë që Besi jepte ndihmën në rrugë, një banor i godinës ku shqiptari punon, ka shkrepur këto dy foto, të cilat janë ekskluzive për FlasShqip.ca

Bes Kondi duke dhënë ndihmë për të lënduarit e sulmit me furgon në Yonge Street

©FlasShqip.ca