Aktualitet

Pse festohet në Kanada 'Victoria Day' ?

Për disa, "Victoria Day" është një ditë që tregon se vera është te pragu. Por, kjo ditë pushimi, e cila festohet vetëm në Kanada dhe Skoci, filloi si një festë për të nderuar ditëlindjen e Mbretëreshës Viktoria. Mbretëresha britanike lindi më 24 maj 1819. Ajo është  quajtur Mbretëresha më jetëgjatë në historinë e Anglisë, duke qëndruar në fron për 63 vjet e 216 ditë. Ndërsa më 9 shtator 2015, Mbretëresha Elizabeta II mori titullin e mbretërimit më të gjatë në historinë britanike. 

Dita e Viktorias u shpall ditë pushimi nga qeveria kanadeze në 1845. Në atë kohë, u festua me piknikë, parada, turne sportesh, fishekzjarre dhe gjuajtje me top. Kur Mbretëresha Viktoria vdiq në vitin 1901, parlamenti i Kanadasë e shpalli zyrtarisht festën e Viktorias. Dhe u vendos që dita do të festohet më 24 maj çdo vit (ose më 25 maj nëse 24-a binte të dielën).

Në vitin 1952, qeveria mori vendimin për të filluar festimin e Ditës së Viktorias të hënën para dates 24 maj. Sot, Victoria Day është një festë në të gjithë Kanadanë. Ndërsa në Quebec, një festë e quajtur “Journée nationalale des patriotes” festohet në të njëjtën ditë. 

Sa i përket festimeve të sotme, në Ditën e Viktorias në shumicën e qyteteve zhvillohen parada, aktivitete në natyrë si dhe shfaqje me fishekzjarre.

 

http://www.cbc.ca