Emigracion

Ja si të emigroni më lehtë në Kanada

Provincat kanadeze kanë kërkesat e tyre unike që ju ofrojnë një alternativë nëse nuk doni të aplikoni drejtpërsëdrejti nëpërmjet variantit me Express Entry. Sistemi Express Entry nuk mund të jetë opsioni më i mirë për gjithkënd që dëshiron të emigrojë në Kanada. Alternativa e dytë më e mirë është që të nominoheni nga një provincë, gjë që do të rrisë mundësitë tuaja për t’u kualifikuar nga Express Entry duke marrë 600 pikë shtesë e duke e bërë kështu imigrimin tuaj në Kanada fakt të kryer.

Personat që duan të nominohen kërkojnë të dinë se në cilat provinca kanadeze mund të emigrohet më me lehtësi. Epo, sipas mendimit tonë, asgjë nuk është "e lehtë" kur një person zhvendoset në një vend të ri, sepse ju duhet të filloni nga zero kudo që të emigroni. E njëjta gjë vlen edhe për provincat kanadeze. Megjithatë, ka disa lehtësira në programet e emigracionit të disa provincave, dhe dy ndër to janë të njohura për politikat e tyre të lehta të emigracionit.

Quebec

Quebec është një provincë ku mund të emigrohet me lehtësi edhe nëse nuk keni një ofertë pune. Programi i Punëtorëve të Kualifikuar në Quebec nuk ka kërkesa që të duhet të kesh siguruar më parë një ofertë pune kur aplikon për imigrim nëpërmjet kategorisë së ISW (international skilled worker). Gjithashtu, kërkesat e njohjes së gjuhës janë më të buta se në provincat e tjera kanadeze. Dhe kur emigroni në këtë krahinë nën programin PNP (provincial nominee program), shanset janë që ju të bëheni banor i përhershëm brenda dy viteve të para.

Saskatchewan

Saskatchewan është një tjetër provincë tjetër kanadeze e cila nuk kërkon që ju të keni një ofertë pune kur aplikoni përmes kategorisë së ISW. Njohja e gjuhës nuk kërkon nivele të larta, minimum CLB 4. Në shumicën e rasteve, për 10 muaj fiton statusin e banorit të përhershëm në Saskatchewan.

Për më tepër referojuni linkut www.liveincanada.expert

Ose kontaktoni një avokat  http://fhavocats.com/  ose  https://natilaw.ca/