Emigracion

Ja cilat janë mënyrat për të emigruar në Kanada. Av.Marin Nati shpjegon.

 Marin Nati – Avokat*

Kanadaja mbetet një vend që vazhdon të mbështetet në ardhjen konstante të imigrantëve të rinj.  

Në përputhje me ketë politikë, Immigration, Refugees and Citizenship Canada (IRCC), ka përcaktuar këto metoda për aplikim:

1) Express Entry (kjo është “rruga” më e rrahur nga aplikantet);

2) Quebec-selected skilled ëorkers (program për aplikantet që kërkojnë të imigrojnë në Quebec)

3) Start-up visa (vizë për aplikantet që janë të aftë të vijnë në Kanada dhe të hapin një biznes si dhe të punësojnë dikë);

4) Immigrant Investors (aplikim për imigrantë që kanë fuqi ekonomike të investojnë në Kanada)

5) Self-employed (aplikim për njerëzit qe mund të vetë-punësohen në kulturë, sport, apo në agrikulturë);

6) Family sponsorship (për shtetasit kanadezë që kërkojnë të sjellin prindërit, bashkëshortin/bashkëshorten, gjyshërit apo fëmijët);

7) Provincial Nominees (program nëpërmjet të cilit dikush mund të imigroje në Kanada, pasi të ketë marrë një aprovim paraprak nga Provinca në të cilën ai/ajo aplikon);

8) Atlantic Immigration Pilot (program special për aplikantët që kërkojnë të vijnë në Nova Scotia, New Brunswick, Prince Edward Island, apo Newfoundland dhe Labrador);

9) Caregivers (program specifik për aplikantë që kërkojnë të vijnë dhe të punojnë ekskluzivisht si punonjës në ndihmë të një personi të moshuar apo të paaftë për të kryer veprimet dhe funksionet më kryesore e jetës. Aplikimet në këtë kategori janë vetëm tek);

Jo të gjithë programet e mësipërme vlejnë për një të ri/re shqiptar/shqiptare, apo për një çift. Shumica e shtetasve shqiptarë duhet të aplikojnë përmes programit Express Entry. Ky program përmban Federal Skilled Workers Program, Federal Skilled Trades Program dhe Canadian Experience Class.

Për të filluar aplikimin, duhet të krijoni dhe të plotësoni një profil online nëpërmjet faqes së Immigration Canada. Ky profil duhet plotësuar brenda 60 ditëve. Sa më shumë kualifikime të keni, aq më shume pikë mund të merrni. Aktualisht, pikët minimale të nevojshme për kualifikim janë 67.

Provimin e Anglishtes apo Frengjishtes, duhet ta merrni me notën e kërkuar nga Immigration Canada, e cila eshte CLB/NCLC 7.

Aplikantët që kanë një motër, vëlla, apo një të afërm, mund të fitojnë pikë të tjera kundrejt një aplikanti që nuk ka asnjë familjar këtu.

Nëpërmjet këtij aplikimi, keni mundësinë të krijoni edhe një Job Bank Profile. Ky profil ju jep mundësinë të aplikoni dhe të bëni kërkime për pune përpara se të vini ne Kanada.

Në mënyrë që përzgjedhja juaj të jetë sa më e garantuar, duhet të keni numër sa më të lartë që të jetë e mundur pikësh.

Në qoftë se e arrini këtë, atëherë Immigration Canada ju dërgon një ftesë për të aplikuar për Permanent Residence (Rezidencë të Përhershme).    

Roli i avokatit në procesin e aplikimit dhe miratimit

Avokati/avokatja, ju garanton saktësi në të gjitha hapat e procesit dhe ndjekjen e dosjes tuaj deri në miratim. Si përfaqësuesi juaj, avokati/avokatja kontakton zyrën e imigrimit dhe është pika e kontaktit midis jush për çdo nevojë që mund të lindë. Roli i avokatit/avokates, e bën këtë proces (që ka edhe një anë emocionale) më të lehtë për aplikantët të cilët duhet vetëm të marrin dokumentet e domosdoshme nga organet përkatëse në Shqipëri.

Do të ftoja ata që kërkojnë të vijnë në Kanada të shikojnë edhe Atlantic Immigration Pilot.

Nëpërmjet këtij programi, që funksionon pak a shumë si Express Entry, ju keni mundësi të vini në Kanada më shpejt, në qoftë se pranoheni. Në rastet më të mira, disa aplikime mund të proçedohen në 6 muaj.

Nëpërmjet këtij programi, punëdhënësit në Provincat Atlantike ju ofrojnë punë. Gjithashtu, ato provinca ju ofrojnë mbështetje përmes organizatave të specializuara që ju ndihmojnë të filloni jetën tuaj të re.

*Autori është anëtar i Dhomës së Avokatëve të Ontario-s, i liçensuar për të praktikuar si avokat në Ontario dhe pranë çdo gjykate Federale.

Ky nuk është opinion ligjor. Gjithçka është shkruar më sipër, është një informacion i përgjithshëm. Nëse keni nevojë për një ndihmë ligjore, ju ftojmë të kontaktoni një avokat/avokate direkt ose na shkruani në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.