Discovery

A do të bëhet Kanadaja republikë?

Ç’do të ndodhë në Kanada kur të ndahet nga jeta Mbretëresha Elizabeta II

Mbretëresha Elizabeta II dhe monarkia në përgjithësi, është një temë e diskutueshme në Kanada. Ndërsa ajo mbetet përgjithësisht e popullarizuar sidomos me moshën e saj të vjetër, shumë kundërshtojnë vlerën e një sistemi të tillë të lashtë të qeverisjes.

Dhe ndërsa Mbretëresha ka lënë një trashëgimi të diskutueshme, pak mund të dyshojnë në arritjet e saj. Natyrisht, mbretërimi i saj historik duhet të përfundojë. Për shkak se nuk ka pasur një monark të ri që nga viti 1952, shumë veta janë pyetur se çfarë do të thotë ndryshimi monumental për Kanadanë në veçanti.

Këtu janë listuar nëntë fakte lidhur me ndryshimet që kanadezët duhet të presin pas ndarjes nga jeta të Elizabetës II:

Charles menjëherë bëhet mbret

Rregullat e trashëgimisë janë të qarta. Pasi vdes një monark, trashëgimtari i tij menjëherë merr kurorën. Por princi i tanishëm Charles, mund të zgjedhë një emër të ndryshëm mbretëror. Mbretit Charles I, iu pre koka në një rebelim republikan, ndërsa Mbreti Charles II ishte një playboy famëkeq që la disa trashëgimtarë të paligjshëm dhe luftarakë. Pra jo një emër i mirë.

Trashëgimtari duket se konsideron titullin e mbretit Xhorxh VII pas gjyshit të tij, babait të Elizabetës, mbretit Xhorxh VI.

Kanadaja shkon në një periudhë zyrtare të zgjatur zie

Zyrtarët do të shpërndajnë veshje të zeza për punëtorët qeveritarë dhe publikun. Flamuj të zinj ndoshta do të dekorojnë ndërtesat federale dhe provinciale (edhe pse ndoshta jo në Quebec). Kjo periudhë e zisë mund të zgjasë me muaj. Zhurma mund të prishë ndjeshëm jetën e përditshme.

Kanadezët mund të marrin disa ditë pushim

Funerali i Mbretëreshës, sado kohë të marrë, do të jetë një manifestim publik. Si monarku më i gjatë në historinë e Kanadasë, Elizabeta II ka gjasa të marrë përkushtime të mëdha ceremoniale.

Çdo portret zyrtar duhet të ndryshohet

Nëse shkoni në një ndërtesë apo edhe shtetërore, do të shihni portretin zyrtar të Mbretëreshës që varet me krenari në mur. Zyrtarët kanadezë do të duhet të zëvendësojnë çdo portret, me një portret të mbretit të ri. Por ky ndryshim do të duhet të presë derisa Çarli të bëjë një vizitë zyrtare në Kanada, dhe nuk ka akoma të dhëna zyrtare se sa do të zgjasë kjo kohë.

Do të duhen vite për të qarkulluar një monedhë e re

Kanadezët janë më të njohur me monarkun e tyre të tanishëm përmes pamjes së saj në monedhën tonë, sidomos prerjen e njëzet dollarëshit. Ne e shohim atë çdo ditë dhe do të vazhdojmë të bëjmë kaq kohë pasi ajo të ndahet nga jeta. Edhe nëse zyrtarët lëshojnë menjëherë para të reja me fytyrën e Charles (në realitet, vetëm planifikimi mund të zgjasë disa muaj), procesi i mbledhjes së prerjeve të vjetra dhe monedhave do të marrë shumë kohë.

Monarku i ri ka gjasa të shkojë në turne

Pas kurorëzimit të tij, zakonisht një vit pas ngjitjes në fron, mbreti i ri ka të ngjarë të vizitojë territoret e tij. Një turne i tillë ndoshta do të përfshinte një qëndrim disa ditor në Kanada, gjatë të cilit mbreti do të paraqisë një portret zyrtar dhe do të kryejë detyra të panumërta ceremoniale.

Shpërthen zgjimi republikan

Kombe të tjera të Commonwealth, si Australia, kanë shprehur tashmë interesimin për ta bërë Elizabetën II monarkun e tyre të fundit. Duke pasur parasysh jetëgjatësinë e saj dhe arritjet e jashtëzakonshme, ky është një lloj gjesti i ëmbël. Diskutime të ngjashme patjetër do të përhapen në të gjithë Kanadanë. Ka argumente për të dyja palët.

Ndërkohë, është e çuditshme që një kryetar shteti që jeton mijëra kilometra larg, përtej një oqeani, në një vend tjetër, monarku, e bën Kanadanë të ndryshme nga Shtetet e Bashkuara. Monarkia angleze nuk ka qenë kurrë e popullarizuar në mesin e shumicës së banorëve të Quebec-ut dhe kush mund t'i fajësojë ata? Vetëm koha do të tregojë nëse ky diskutim në vijim do të ndryshojë thelbin e identitetit kanadez.

Burimi: Montreal Blog

Përgatiti Albanian Montreal Press