Discovery

Të jetosh në New Brunswick

New Brunswick shtrihet në bregun Atlantik të Kanadasë dhe është një rajon shumë i pyllëzuar, me rreth 80 për qind të tokës të mbuluar me pyje të banuar nga drerë, arinj dhe kafshë të egra të tjera.

Shumica e njerëzve që zhvendosen në New Brunswick ndihen të mirëpritur prej komunitetit tepër miqësor. New Brunswick jugor është shtëpia e anglishtfolësve. Ndërsa komuniteti frëngjishtfolës, që përbën një të tretën e popullatës në New Brunswick - banon në pjesën veriore të provincës.

New Brunswick është provinca e vetme me dy gjuhë zyrtare në Kanada dhe një nga provincat më të vogla, përafërsisht me të njëjtën madhësi sa Irlanda ose Skocia. Kjo do të thotë se ka hapësirë të mjaftueshme për 750,000 banorët e saj për të shijuar bukuritë e natyrës dhe për të ndërtuar shtëpitë e tyre.

Kush do donte të jetonte në New Brunswick?

New Brunswick është një destinacion veçanërisht tërheqës për imigrantët, tipa minimalist që dëshirojnë stil jetese më të thjeshtë, pa lajle-lule mes një toke të mbushur me liqene dhe pyje.

Pasuritë e patundshme në New Brunswick janë ndër më të lirat në Kanada. Në gusht të vitit 2016, sipas Shoqatës Kanadeze të Pasurive të Patundshme, çmimi mesatar i shtëpive në New Brunswick ishte vetëm 169,000 dollarë.

Të prosaardhurit të cilët kanë shitur diku tjetër ndonjë pronë me çmim të lartë, shpesh arrijnë të blejnë shtëpi pa patur nevojën e garancisë.
Në New Brunswick ju keni mundësi të zotëroni një sipërfaqe toke që në një vend tjetër vetëm të pasurit do të mund ta përballonin si dhe mundësinë për të jetuar në një komunitet ku njerëzit ende ndihmojnë me qejf dhe pa interes njëri-tjetrin.

Nëse jeni të orientuar drejt parave dhe dëshironi të bëni shpejt e shpejt karrierë (si dhe të bëni jetë nate, duke lundruar në pije dhe modën e fundit) New Brunswick ndoshta nuk është për ju.

Megjithëse New Brunswick nuk ka një ekonomi dinamike, të ardhurat mesatare për punonjësit me rrogë janë të larta krahasuar me çdo krahinë tjetër në Atlantik, përveç Newfoundlandit dhe Labradorit. Shkalla e papunësisë ka qenë nën 10 për qind.

Shumica e banorëve në New Brunswick janë pasardhës të anglezëve, skocezëve, irlandezëve dhe francezëve. Më pak se 4% e popullatës janë emigrantë, shumë pak krahasuar me Toronton.

Tre qytetet kryesore në New Brunswick janë Saint John, Moncton dhe Fredericton. Industria bazë që përbën thelbin e ekonomisë në New Brunswick është peshkimi dhe lënda drusore.

@Flasshqip.ca