Discovery

Historia e Kanadasë- Heqja e skllavërisë

Historia e Kanadasë-pjesa e katërt

Heqja e skllavërisë

Skllavëria ka ekzistuar në të gjithë botën, nga Azia, Afrika dhe Lindja e Mesme në Amerikë. Lëvizja e parë për të shfuqizuar tregtinë e skllevërve transatlantik u shfaq në parlamentin britanik në fund të viteve 1700. Në 1793, Kanadaja e Sipërme, e udhëhequr nga Guvernatori Lejtnant John Graves Simcoe, një oficer ushtarak loyalist, u bë provinca e parë në Perandorinë që i dha drejtim shfuqizimit. Në vitin 1807, parlamenti britanik ndalonte blerjen dhe shitjen e skllevërve, dhe në vitin 1833 shfuqizoi skllavërinë në të gjithë Perandorinë. Mijëra skllevër u arratisën nga Shtetet e Bashkuara, ndoqën "Yllin e Veriut" dhe u vendosën në Kanada nëpërmjet “Underground Railway”, një bashkësi e krishterë kundër skllavërisë.

Një ekonomi në rritje

Kompanitë e para në Kanada u formuan gjatë regjimeve franceze dhe britanike dhe konkuruan për tregtinë e gëzofit. Kompania Hudson's Bay, me punonjës francezë, britanikë dhe aborigjenë, mbizotëronte tregtinë në veriperëndim nga Fort Garry (Winnipeg) dhe Fort Edmonton në Fort Langley (pranë Vankuverit) dhe pikat tregtare të Fort Victoria, që më vonë u bënë qytete. Institucionet e para financiare u hapën në fund të shekullit të 18 dhe në fillim të shekullit XIX. Bursa e Montrealit u hap në 1832. Për shekuj me radhë ekonomia e Kanadasë bazohej kryesisht në bujqësi dhe në eksportimin e burimeve natyrore si gëzofi, peshqit dhe druri, të transportuara nga rrugët, liqenet, lumenjtë dhe kanalet.

Foto: Nënkoloneli John Graves Simcoe ishte Guvernatori i parë i Kanadasë së Sipërme dhe themeluesi i qytetit të York (tani Toronto). Simcoe gjithashtu e bëri Kanadanë e sipërme provincën e parë në Perandorinë Britanike e cila shfuqizoi skllavërinë.

 

Foto: Mary Ann Shadd Cary ishte një aktiviste e zellshme në lëvizjen për të shfuqizuar skllavërinë në SHBA. Në vitin 1853 ajo u bë botuesja e parë grua në Kanada e cila themeloi dhe botoi gazetën Freeman Provincial, një gazetë javore e dedikuar ndaj anti-skllavërisë, emigracionit të zi në Kanada, dhe mbështetjes ndaj sundimit britanik.

(Vazhdon)