Komunitet

Adriana Bejko: Nuk jam politikane, jam thjesht dhe vetëm një mёsuese!

Intervistoi: Taulant Dedja

Adriana Bejko vjen nga familja Fishta nё Shkodёr dhe megjithёse jeta e largoi nga Shkodra qysh nё vitin 1968, ajo mbetet një shkodrane “deri nё palcё” e kombinuar që para 45 vjetësh me skraparlli, duke prezantuar kështu një prodhim (siç e cilëson veten Adriana) të njё Shqipёrie tё mirё, tё bukur, krenare, bujare, tё kulturuar dhe tё lashtë.  Familja e Adrianës ka 25 vjet nё emigracion. Si pёr tё gjithё emigrantёt, fillimi për ta nuk ka qёnё i lehtё. Tё gjithё kanë bёrё sakrifica, por sakrificat mё tё mёdha i ka bёrё bashkëshorti i Adrianës, Maksi, tё cilit iu desh tё ndryshonte krejt mёnyrёn e jetesёs. Ata kanë dy djem, Kreshnikun dhe Indritin, tё cilët janё rritur nё Amerikё dhe Kanada dhe, megjithёse kanё shkuar nё emigracion tё vegjёl, mbeten shqiptarё krenarё. Djemtë flasin shqip, vizitojnё Shqipёrinё dhe e kanё nderuar atdheun duke u bёrё “ambasadorё” tё mirё nё vendet ku punojnё (tё dy punojnё nё institucione shtetёrore kanadeze). Tani Adriana është edhe gjyshe e njё mbese dhe njё nipi tё vogёl. Gjithё kёto vite nё emigracion ajo ka patur mbёshtetjen e plotё tё 3 burrave shqiptarё (Maksit, Kreshnikut dhe Indritit) mё tё rёndёsishmit nё jetёn e saj, tё cilёve ajo ua dedikon ҫdo arritje nё jetё.

Në një intervistë për Flas Shqip profesoreshë Adriana Bejko ndan momente të jetës së saj, vështirësitë, emocionet, sfidat dhe sukseset. Gjithashtu jep opinione për çështje aktuale të diasporës shqiptare, në cilësinë e kandidates për në Këshillin Koordinativ të Diasporës.

Profesoreshë Adriana, keni një historik karriere me suksese që në Shqipëri. Si ndodhi që u larguat nga Shqipëria dhe sot gjendeni në Kanada?

Nё vitet 1990-1994, punoja si inspektore arsimi nё Drejtorinё Arsimore tё Tiranёs, isha presidentja e Shoqatёs sё Mёsuesve tё Anglishtes tё Shqipёrisё dhe themelova “Green Peace Albania”, me fёmijёt e shkollave “Emin Duraku” dhe “11 Janari”. Gjatë atyre viteve, pata rastin tё përfaqёsoj Shqipёrinё nё shumё aktivitete tё Kёshillit Britanik apo Institutit Ndёrkombёtar tё Edukimit (IIE-USA). Ky pёrfaqёsim mё dha mundёsinё tё njihem me sisteme tё ndryshme arsimore dhe me cilёsinё e mёsuesve nё shumё vende perёndimore. Pёr ҫudinё time, “zbulova” se mёsimdhёnja nё “oksident” linte shumё pёr tё dёshiruar nё krahasim me punёn e admirueshme qё bёnin kolegёt e mi nё Shqipёri, me kushte tejet tё vёshtira (me njё copё shkumёs dhe njё dёrrasё tё zezё, tё lyer keq). E vetmja gjё qё na mungonte ne ishte zhdёrvjelltësia nё mёsimdhënie – njohja e inteligjencave tё çdo nxёnёsi (truri i ҫdo njeriu ka 7 inteligjenca, disa mё tё forta e disa mё tё dobёta), pёrdorimi i dialogut nё klasё, shkёputja nga libri dhe krijimi i njё mjedisi mёsimdhёnieje ku nxёnёsi tё zbulonte dijet e lёndёs duke pёrdorur trurin, i cili ёshtё ndёrtuar ndryshe nё ҫdo njeri.

Duke qёnё njё natyrë qё nuk i pёlqen tё qajё (apo tё hungёrojё, siҫ thotё populli) apo tё gjejё “fajtorin” e kёsaj gjёndjeje, unё mora pёrgjegjёsinё personale pёr tё dhёnё kontributin tim modest nё fushёn e mёsimdhёnies.  Pёr tё arritur kёtё, e kuptova se nuk isha e pajisur me njohuritё e duhura dhe mё duhej specializim mё i plotё. Aty ku tё tjerёt shohin problem, unё shoh mundёsi pёr pёrmirёsim dhe udhёhiqem nga thёnia e Kenedit, “Mos pyetni se çfarë mund të bëjë për ju vendi juaj: pyetni çfarë mund të bëni ju për vendin tuaj.” Kёshtu, fillova rrugёn e gjatё dhe tё mundimshme tё aplikimit pёr bursёn shumё prestigjioze “Fulbright”.  Mbas njё viti provimesh, projektesh, intervistash dhe konkurimi me 700 kandidatё shqiptarё pёr dy bursa, m’u akordua kjo bursё pёr tё studiuar pёr Master Degree nё Kaliforni.  Nё Gusht 1994 u nisa pёr nё Amerikё me dёshirёn dhe bindjen pёr t’u kthyer nё Shqipёri mbas mbarimit tё studimeve. Ngjarjet e 1997 nё Shqipёri mё bёnё tё bёja njё “detour” pёr nё Kanada.

Po në Kanada, çfarë bëtё për t’u integruar profesionalisht?

Gjatё gjithё kёsaj kohe nё Amerikёn Veriore, kam kuptuar se mё mungonin njohuritё e duhura pёr trurin, “arёn” e mёsimdhёnies.  Kёshtu, vendosa tё punoj pёr doktoraturёn nё fushёn e pedagogjisё dhe tё studioj sesi truri pranon ose refuzon dijen qё i ofrohet nga mёsimdhёnёsi (prindi apo mёsuesi). Siҫ shihet, arsimimi, lёҫitja e mёndjes, ka qёnё forca kryesore qё mё motivon pёr tё mbetur njё nxёnёse e pёrjetshme.

Ka patur ndonjë moment të veçantë gjatë kohës së emigrimit kur jeni prezantuar si shqiptare?

Mё kujtohet njё moment shumё prekёs nga ҫapitjet e mia nёpёr botё.  Isha e ftuar nga Universiteti i Pekinit si folёse nё konferencen e tyre pedagogjike dhe nё fjalimin tim thashё, “Unё vёrtetё vij nga Kanadaja, por jam shqiptare”.  E gjithё salla me studiues e shkencёtarё 40-60 vjeҫarё u ngrit nё kёmbё dhe duartrokitёn duke shprehur mirёnjohjen pёr Shqipёrinё. Shumё prej tyre ose kishin studiuar nё Shqipёri ose treguan mirёnjohjen pёr mbёshtetjen qё u dha Shqipëria pёr t’u pranuar nё Kombet e Bashkuara… unё po fluturoja!  

Ç’do të thotë për ju të jesh mësuese shqiptare emigrante?

Kudo qё kam jetuar gjatё njё ҫerek shekulli nё kurbet, i kam theksuar vehtes dhe dy djemve, se ёshtё pёrgjegjёsi e madhe tё jesh emigrant, sepse nuk pёrfaqёson vetёm veten, por Shqipёrinё nё vendin e huaj! Nё plan mё tё gjёrё, unë mbetem thjesht dhe vetëm një mёsuese. Unё nuk jam politikane. Unë mbart edukimin e mrekullueshёm nga familja ime, profesorёt e nderuar shqiptarё dhe e bukura por fatkeqja Shqipёria ime.

Ju jeni kryetare e bordit të shkollës shqipe në në Calgary. Si është organizuar Foleja e Shqiponjave?

Shkolla shqipe “Foleja e Shqiponjave” nё Calgary ёshtё organizuar mbi baza shkencore dhe didaktike nga mё tё mirat. Puna e shkollёs drejtohet nga njё bord me njerёz tё mrekullueshёm dhe tё specializuar nё fushёn e arsimit, tё cilёt marrin pjesё nё kёtё forum pёr tё shёrbyer. Bashkëpunimi model i kёtij bordi ka sjellё si rezultat faktin qё ne do tё fillojmё mёsimin nё 9 Shtator 2018 me njё Plan Mёsimor Kornizё tё detajuar pёr çdo javё dhe temё mujore, Librin e Prindit, Librin e Mёsuesit, Gazetёn e Shkollёs, etj. Pra, pavarёsisht se numri i nxёnёsve ёshtё i vogёl, rreth 50 fёmijё, struktura ёshtё e kualifikuar si pёr njё shkollё me 500 fёmijё.

Kemi kuriozitet për modelin e aplikuar në shkollë. Ju përmendët planin mësimor, librin e prindit, etj. Çfarë do të ofrojë ndryshe këtë vit shkollor Foleja? Ndonjë risi?

Mёsimdhёnie cilёsore dhe me synime pedagogjike e gjuhёsore tё matshme dhe tё qarta. Si rezultat i sponsorizimit tё shkollёs nga kompania BestBuy, qё do tё na sjellё kompjutera, software dhe vullnetarё, do ta kthejmё mёsimin nё baza digjitale, fakt qё do tё tёrheqё mё shumё fёmijё dhe do tё japё rezultate mё tё mira.

Mёsuesit do tё pёrgatisin plane mёsimore tё detajuara dhe me objektiva tё qarta pёr ҫdo orё mёsimi dhe do tё marrin pjesё nё seminare pedagogjike tё organizuara nga bordi i shkollёs.

Do tё organizohen veprimtari jashtёshkollore si, konkursi i fjalёs artistike, montazh muziko-letrar pёr Festёn e Flamurit, konkursi “E njoh vendin tim”, “Bleta Drejtёshkruese (Spelling Bee) etj.

Do tё bëhen “provime” tё fundit tё vitit duke pёrdorur Skype pёr tё folur me familjen nё Shqipёri, Kosovё, Maqedoni dhe pёr tё demonstrur aftёsitë e komunikimit shqip.

Dhe meqё përmendёt familjen, do donim tё flisnim pёr familjen tuaj. Na tregoni pak mbi sfidat dhe vështirësitë e jetesës së familjes tuaj në Kanada.

Nё pёrgjithёsi, duhet tё pranoj se emigracioni nuk ka qёnё edhe aq i vёshtirё pёr ne, nё krahasim me vёshtirёsitё qё dёgjoj nga bashkёatdhetarёt e mi. Nё familjen tonё, ai qё ka bёrё sakrificat mё tё mёdha ёshtё im shoq, Maksi, sepse iu desh tё ndryshonte ҫdo gjё nё jetё, profesionin, gjuhёn, mёnyrёn e jetesёs, etj. Universiteti qё mё priti na krijoi kushte relativisht normale jetese nё fillim. Gjithashtu, falё edukimit qё mё kishin dhёnё pedagogёt e mi tё mrekullueshёm nё Shqipёri, gjatё gjithё kohёs nё emigracion unё kam punuar nё fushёn e edukimit. Ka qёnё im shoq ai qё me dinjitet ka pёrballuar sfidat e emigracionit. Megjithatё, edhe unё nuk kam kaluar vetёm mbi bar, ka patur edhe shumё gjёmbaҫё nё rrugёtimin tim si për shembull kur punoja nё njё kopёsht pёr $5 nё orё apo kur aplikoja pёr punё dhe nuk e fitoja vendin e punёs sepse e flisja anglishten me theks shqip, apo kur duhej tё studioja gjithё natёn se si tё pёrdorja njё software tё ri, apo kur prisnim nё tension nёse do tё na rinovohej viza pёr vitin tjetёr.

Tё gjitha kёto pёrvoja na kanё shtuar thinjat, por edhe na kanё mёsuar tё vlerёsojmё, respektojmё dhe tё gёzohemi pёr arritjet e bashkёatdhetarёve nё diasporё dhe arritjet e shqiptarёve nuk janё tё pakta, siҫ janё paraqitur kaq hijshëm nё Portalin Flasshqip. Sa herё lexoj pёr kёto arritje, ndjehem edhe mё shumё krenare pёr Diasporёn tonё nё Kanada. Njё pёrfaqёsim kaq dinjitoz i Shqipёrisё nё Kanada ёshtё pёr t’u admiruar. Ndoshta nё tё ardhmen do tё kemi njё anëtarёsim po kaq tё plotё nё secilёn shoqatё shqiptaro-kanadeze dhe tё hapim sa mё shumё “Shtёpi shqiptare”, sipas shembullit tё shoqatёs sё Hamiltonit apo iniciativёs sё Torontos.

Dhe meqë mbërritëm tek shoqatat, Calgary aktualisht ka një organizim mjaft të mirë komunitar, gjykim ky që vjen nga marrëdhëniet me portalin FlasShqip. Cili është perceptimi dhe vlerësimi juaj për komunitetit shqiptar në Calgary (por edhe në rang Kanadaje nëse keni informacion)?

Komuniteti shqiptar nё Calgary ёshte relativisht i ri dhe me njё numёr modest prej rreth 4000 personash. Tentativa e parё pёr tё formuar shoqatёn shqiptare tё Calgary-t u bё nё vitin 2002, por fatkeqёsisht siҫ ndodh shpesh me shoqatat tona, mosbesimi dhe thashethemet u bёnё krimbi qё e brejti kёtё inisiativё tё bukur patriotike tё grupit nismёtar. Deri nё vitin 2016, komuniteti shqiptar nё Calgary kaloi nё njё gjёndje apatie ku organizoheshin disa tubime me iniciativё private pёr vitin e ri apo pёr 8 Marsin, por pa njё organizim serioz tё komunitetit. Gjatё periudhёs 2002-2016 u vunё re disa tendenca tё shёmtuara tё pёrҫarjes sё komunitetit, si nё rastin e disa pseudo-intelektualëve qё nuk donin tё “pёrziheshin” me njerёz tё ndershёm por qё nuk kishin arsim tё lartё, apo tendenca pёrҫarёse ndёrmjet grupeve tё shqiptarёve tё ardhur nga treva tё ndryshme brenda apo jashtё kufijve tё Shqipёrisё. Mesa di, ky fenomen nuk ёshtё unikal vetёm pёr Calgary.

Nё vitin 2016, u vu re njё rilindje e vёrtetё nё udhёheqjen e komunitetit, njё frymё e re bashkёpunimi dhe njё pjesёmarrje e admirueshme e rinisё nё drejtimin e tij. Ky grup i ri aktiv, nёn drejtimin e Ilir Kuqit, ka sjellё njё fllad shumё pozitiv, bashkёpunues dhe novator nё komunitetin shqiptar tё Calgary-t. Ajo ҫ’ka mbetet pёr tё bёrё nga ne anëtarёt e diasporёs mund tё pёrmblidhet si mё poshtё: “Garda e vjetёr” e emigrantёve duhet ta mbёshtesë kёtё grup entuziast qё po drejton me shumё pasion dhe largpamёsi shoqatёn e Calgary-it.

Sipas jush, cili duhet të jetë roli i shoqatave në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e kulturës shqiptare?

Pjesëmarrja dhe vullnetarizmi nё shoqatё duhet tё konsiderohet si prioritet pёr ҫdo anёtar tё diasporёs, si kontribut pёr ruajtjen e identitetit tonё në mёrgim. Individёt qё marrin pjesё nё shoqatё duhet ta konsiderojnё veten si tё barabartё nё mes tё barabartёve dhe t’i lёnё ofiqet dhe gradat shkencore tek dera e “shtёpive tё shqiptarёve”. Shoqata ёshtё e diasporёs dhe jo e individёve qё kёrkojnё lavdi. Balzaku thotë, “Lavdia është një helm që duhet marrë me doza të vogla”. Nё shoqatё duhet tё vijmё pёr tё shёrbyer dhe jo pёr t’u dukur. Secili bashkatdhetar duhet tё mendojё se ҫfarё mund tё kontribuojё dhe jo tё pёrflasё ata qё kontribuojnё. Çdo bashkёkombas tё jetё krenar pёr vlerat dhe traditat e bukura tё familjes shqiptare (respekti pёr tё rriturit dhe prindёrit, veshja modeste dhe jo e ekzagjeruar, nikoqirllёku nё familje, ndihmesa pёr ato qё kanё mё pak, etj.) dhe tё organizojё jetёn familjare tё mbёshtetur nё ato vlera. Pse jo, t’ua mёsojё vlerat tona edhe kanadezёve dhe tё mos ndodhё e kundёrta qё fёmijёt tanё tё asimilohen plotёsisht, tё harrojnё gjuhёn shqipe saqё prindёrit tё kthehen nё pёrkthyes kur fёmija komunikon me gjyshin apo gjyshen. Kjo nuk ёshtё “cool”, por njё dёnim i hidhur pёr tё gjithё.

Ne duhet tё kuptojmё qё diaspora e tregon krenarinё kombёtare duke marrё pjesё aktive nё veprimtaritё e shoqatёs (mbledhja e fondeve, shkolla shqipe, lidhja me shtetin kanadez, vendosja e ligjeve pёr njohjen e vjetersisё sё punёs pёr pensionin kanadez, ndihma pёr emigrantёt e rinj etj.) dhe jo vetёm pёr tё bёrё aheng pёr Vitin e Ri apo festёn e Flamurit.

Çfarë mund të bëhet më shumë për ruajtjen e identitetit shqiptar në emigracion (për fat jetojmë në Kanadanë multikulturale) si dhe për promovimin e kulturës dhe trashëgimisë shqiptare për ta bërë atë më të prekshme për shoqërinë kanadeze?

Diaspora shqiptare nё Kanada ёshtё me fat sepse Kanadaja ёshtё i vetmi vend nё botё qё nё kushtetutёn e saj ka nen tё veҫantё pёr mutikulturalizmin. Nё kёtё prizёm ёshtё mё e lehtё tё flitet pёr identitet shqiptar apo pёr kulturё shqiptare nё Kanada.  Nga ana tjetёr ne jemi me fat qё na lejohet dyshtetësia dhe lidhjet me vendin amё janё tё ligjёruar (shih kinezёt qё po emigruan duhet tё marrin vizё pёr tё hyrё nё Kinё). Pra, bazat ligjore na e bёjnё shumё tё lehtё ruajtjen e identitetit shqiptar nё emigracion. Megjithatё, ҫdo gjё varet tek individi. Prindёrit emigrantё duhet tё zgjedhin nёse duan tё jenё si ato personazhet e komedisё “Karnavalet e Korҫёs”, qё ankohen se “kjo shqipja e flamosur ma pengon vajzёn tё flasё frёngjisht”, apo do tё mbajnё si model e frymёzim, arbёreshёt qё mbajnё tё gjallё identitetin dhe gjuhёn edhe pas 600 vitesh qё janё larguar nga Shqipёria. Kjo zgjedhje ёshtё sa personale aq dhe e rёndёsishme.

Ndёrsa, pёr tё bёrё kulturёn shqiptare sa mё tё prekshme nё Kanada, ka njё larmi mёnyrash, qё nga sjellja e Tavёs sё Kosit tё Elbasanit apo byrek pёr potluck nё vendin e punёs, prezantimi i vehtes (me zё tё lartё) si shqiptaro-kanadez, deri tek ftesat pёr miq e shokё kanadezё pёr tё marrё pjesё nё festat tona. Nё njё aspekt mё tё gjёrё, mund tё organizojmё koncerte me muzikё shqiptare, botime pёr traditat tona, ekspozita tё piktorёve shqiptarё, etj.  Mjafton dёshira e mirё pёr ta bёrё Shqipёrinё mё tё prekshme nё Kanada sepse format janё tё larmishme dhe mundёsitё pa kufizim.  

Duke patur parasysh se kemi një ligj tashmë për diasporën, si e shikoni rrugën e funksionimit të raportit mes shtetit shqiptar dhe diasporës?

Tё them tё drejtёn nuk kam menduar shumё pёr kёtё ҫёshtje. Gjykoj se diҫka, edhe me tё meta, ёshtё mё e mirё se asgjё. Kjo nismё e shtetit tonё tregon se ai ka filluar ta vlerёsojё diasporёn dhe ne, pa paragjykuar askёnd, duhet tё bashkёpunojmё pёr hir tё Shqipёrisё sonё tё mirё. Qeveritё shkojnё e vijnё, Shqipёria ka nevojё pёr ndihmё.

Çfarë mendoni për pjesëmarrjen e diasporës në votime?

Jam nё mёdyshje pёr ҫёshtjen e votimeve. Njё mendje mё thotё se ёshtё e vёshtirё tё njohёsh gjёndjen dhe tё votosh kur je mijёra kilometra larg atdheut. Njё mendje tjetёr mё thotё se duhet tё votojmё sepse diaspora jo e vogёl mund tё sjellё njё frymё mё demokratike nё votime. Njoh disa politikanё qё qeverisin sot vendin tonё, ish-nxёnёs apo kolegё, dhe me vjen ndёrmend thёnja e Neli MakKlung, “Terrori i vërtetë është sikur të zgjohesh në mëngjes dhe të gjesh që kombi yt drejtohet nga shokёt e klasёs tënde tё shkollës së mesme!” Unё mendoj se një politikan mendon vetёm për votat nё zgjedhjet e ardhshme, kurse një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm dhe, si mёsuese dua tё mendojmё mё shumё pёr brezin e ardhshёm.  Duhet tё mendojmё si tё ruajmё gjuhёn, traditat, krenarinё pёr Shqipёrinё tonё. 

Nga ana tjetёr, kujtoj thёnien e Albert Ajnshtajn, “Bota është një vend i rrezikshëm për të jetuar, jo për shkak të njerëzve që veprojnë si djalli, por për shkak të njerëzve që nuk bëjnë asgjë për ta luftuar atë”. Apo po t’i referohemi Faik Konicës, “Në qoftë se Shqipëria do të vdiste ndonjëherë (larg qoftё), atëherë në epitafin e saj duhet të shkruhet: “Lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët”. Nё kёtё prizёm, mendoj se diaspora duhet ta thotё fjalёn saj mё fuqishёm me anёn e votёs sё lirё.

Po shteti shqiptar si duhet të kontribuojë për diasporën?

Pёrsa i pёrket ndihmёs qё shteti shqiptar mund t’i japё diasporёs, gjёja e parё ёshtё  krijimi i kushteve pёr njё integrim me dinjitet nё vendet pritёse. Tё krijojё njё portal me informacion real dhe jo me pёrralla e gojёdhёna tё tipit se “sapo kalon kufirin do tё bёhesh milioner”, sepse ne vetё i kemi pёrballuar sfidat e kurbetit dhe e kuptojmё shumё mё mirё poezinё “Shko dallndyshe” tё Filip Shirokёs. Nёqoftёse vazhdohet me anekdota dizinformuese tё disa megallomanёve tё diasporёs (sa makina kam e sa televizora kam nё Kanada), kjo nuk i pёrgatit emigrantёt pёr sfidat qё i presin nё emigrim dhe ata zhgёnjehen kur arrijnё nё vendin pritёs. Pёr qytetarёt qё kanё vite nё diasporё, shteti shqiptar duhet tё pёrfundojё urgjentisht bisedimet bilaterale me vendet pritёse pёr tё ndihmuar diasporёn qё tё transferojё vitet e punёsimit nё Shqipёri pёr efekt pensioni nё vendin pritёs. Mё pёlqen propozimi qё Ministria e Arsimit tё krijojё listёn e mёsuesve shqiptarё qё emigrojnё, si mёsues tё liçensuar dhe tё vendosё lidhje me organizata, si World Education Services (WES), pёr tё njohur liçencёn shqiptare.  Kjo gjё do t’i ndihmonte shumё kolegё tё mrekullueshёm tё punёsoheshin nё sistemin arsimor tё vendit pritёs.

Së fundi, para se të fillonim intervistën, ju nënvizuat se as nuk jeni dhe as nuk dëshironi tё jeni politikane. Pse e theksuat këtë?

Po, vёrtetё. Unë nuk kam bёrё pjesё nё asnjё parti politike, sepse gjithё jetёn kam zgjedhur tё mbetem anëtare e “Partisё Shumё tё Nderuar tё Mёsuesve”. Mësimdhënia është një dhuratë që duket se vjen natyrshëm për disa, të tjerët duhet të punojnë jashtë orarit për të arritur statusin e mësuesit të mirë. Mësimdhënia është punë e vështirë dhe disa mësues nuk rriten kurrë për të qenë mё shumё se mediokër… dhe kur e shohin kёtё, vendosin tё merren me politikё. Ndёrsa, mësuesit e mirë punojnë pa u lodhur për t’u pёrmirёsuar. Pёr të krijuar një mjedis tё ngrohtё, inkurajues dhe edukues për nxënësit e tyre. Unё kam zgjedhur kёtё tё fundit.

 @FlasShqip.ca