Komunitet

Një shqiptare në jurinë e Miss Globe United States

  • Published in Komunitet

Lorida Hysenbegas Hali, artistja shqiptaro-kanadeze zgjidhet anëtare e jurisë së edicionit të 45-të të konkursit të bukurisë “Miss Globe United States”.

Si bashkëpronare e studios fotografike “Lgh Art Photography”, në Toronto, ky nuk është bashkëpunimi i parë i Loridës me Miss Globe. Bashkëshorti i saj Genti Hali prej vitesh është fotografi zyrtar i Miss Globe, logon e studios të të cilit e shihni edhe në këto foto,  ndërkohë që Lorida ka qenë e pranishme me punët e saj në çdo organizim.

Me një karrierë më shumë se 15-vjeçare në fushën e fotografisë dhe modës, Lorida, iu bashkua si anëtare jurisë prestigjioze të përbërë nga Nicole Smith, Umesh Ponnampalam, Thom Brodeur Kazanjian, Josie Valdez, Sherrie Daniels, Mary Zhang.

Më 20 tetor në Detroit, kjo juri zgjodhi bukuroshen Alyssha Shanks nga Maryland siç e shihni në këtë foto momentin kur Miss Globe i vendos kurorën e bukurisë bukuroshes së sapozgjedhur. Kurorën e mbante në dorë deri në këtë moment vajza e vogël në foto shqiptaro-kanadezja Alba Hali. 

Në foton e mëposhtme është anëtarja e jurisë Lorida Hysenbegas Hali bashkë me Miss Globe dhe me fituesen e sapo shpallur të Miss Globe United States.

Vajza fituese do të jetë përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në finalen e zgjedhjes së Miss Globe 2018. Shfaqja e madhe internacionale e Miss Globe do mbahet në Pekin të Kinës më 1 Dhjetor 2018.

©FlasShqip