Komunitet

Maestro Bujar Llapaj: Ja pse diaspora duhet të bojkotojë Samitin II

  • Published in Komunitet

Dirigjenti i mirënjohur shqiptaro-kanadez Mjeshtër Bujar Llapaj ka refuzuar ftesën për pjesëmarrje në Samitin e Diasporës. Artisti i famshëm, i njohur për reagimet e tij publike lidhur me ngjarjet në atdhe, edhe këtë radhë ka shkruar disa fjalë për çështjen e Samitit të dytë të Diasporës duke u bërë ftesë të nominuarve e të ftuarve të tjerë të shprehen publikisht. Ja çfarë shkruan Bujar Llapaj:

“Në kushtet kur shumë familje shqiptare nuk kanë bukë për fëmijët dhe qeveria planifikon të harxhojë 600 milion lekë për këtë samit, do të jetë shumë cinike dhe kriminale që pjesëmarrësit e caktuar apo të vetëafruar nga Diaspora t’u japin mundësinë pushtetarëve të ndërmarrin një shpenzim të tillë në vendin më të varfër në Europë. 
Ka edhe shumë arsye të tjera që janë bërë publike nga shumë personalitete të Diasporës, por unë preferova të nënvizoj aspektin më njerëzor. Do të desha që të ftuarit nominalë apo të vetëafruarit të shprehen publikisht. Diaspora duhet të tregohet dinjitoze. Jo samitit korruptiv të Kryeministrit që ka braktisur dhe varfëruar shqiptarët!

Bujar Llapaj, 
Vancouver, Canada