Komunitet

Ontario-Shoqatat shqiptare në Toronto dhe London rinovojnë ekipet drejtuese

  • Published in Komunitet

Në Toronto zgjidhet kryetar Bujar Zejnullahu, ndërsa në London rizgjidhet Besnik Rexhvelaj

Ditët e fundit, dy nga shoqatat e komunitetit shqiptaro-kanadez në provincën e Ontarios, përkatesisht në Toronto dhe London, kanë zhvilluar zgjedhjet për kryesinë dhe kryetarin.

Ramazan Këllezi, drejtuesi i Shoqatës Bashkësia Shqiptaro-Kanadeze e Torontos gjatë tre viteve të fundit, është tërhequr nga rikandidimi dhe kryesia e zgjedhur votbesoi në këtë detyrë Bujar Zejnullahun, i cili ka qenë zv.kryetar i shoqatës në mandatin e mëparshëm dy vjeçar. Në kryesi janë zgjedhur krahas Zejnullahut edhe Flamur Selmani, Irene Breznica, Leonard Zoga, Brunilda Mersini, Rexhep Ferati, Amarda Selimi, Mimoza Avda, Vlora Rrustemi, Imirjon Peza, Alfred Hasimaj, Ylber Kusari dhe Artur Langu.

Në London, Besnik Rexhvelaj eshte rizgjedhur për një mandat tjetër në funksionin e kryetarit të Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze “Iliria”. Sipas formulës së statutit të kësaj shoqate, në rolin e zv. Kryetarit është mandatuar Nita Rrafshi ndërsa në atë të sekretarit dhe financierit, përkatësisht Besa Mulaku dhe Kejda Kaçi. Krahas tyre në kryesi janë zgjedhur edhe Luli Rrafshi, Vesa Shabani dhe Naser Berisha. Statuti i shoqatës parashikon edhe Bordin e Mbikqyrjes me tre anëtarë, që do të kryesohet nga Korab Ferhati, pjesë e të cilit do të jenë edhe Edra Sulo (sekretare) dhe Arbër Jakupi.

Flasshqip ju uron suksese në detyrë drejtuesve të rinj të shoqatave që u zgjodhën në Toronto e London.

@Flasshqip.ca