Aktivitete

Mbrëmje me muzikë folklorike-Hamilton

Për të gjithë ju që ju ka marrë malli për meloditë e trojeve tuaja, ose për të gjithë ju që keni dëshirë tu tregoni fëmijëve se nga e ka origjinën kënga që ia merrni ndonjëherë në shtëpi duke punuar. Ose edhe për ju të tjerët që ju këndon shpirti kur dëgjoni folklor, ejani të shtunën, më 10 mars ora 7 p.m në Solidarnosc Place Hamilton. Ia vlen të shpenzoni 10 $-bileta, për të fituar kënaqësinë e mbrëmjes festive

Shënojeni datën 10 Mars 2018 në celular, t’ju bëjë tring në orën  7 p.m dhe ejani të bukur në “Solidarnosc Place”, Hamilton.

Nën kujdesin e Shoqatës Shqiptare Hamilton.