Aktivitete

Halifax-i mirëpret librin me ilustrime nga Arber Rexhepi

Hal.con është festivali i përvitshëm që mbahet në Halifax, Nova Scotia, ku mblidhen artistë nga e gjithë bota. Në këtë festival ka marrë pjesë edhe shqiptari nga Gjilani i Kosovës, Arber Rexhepi.

Është pak e vështirë ta përkufizosh profesionin e Arber Rexhepit, pasi ai ka lëvruar një gamë të gjerë në fushën e artit figurativ dhe muzikor.  Kryesorja është që Arbri ka artin në gen, si djali i dy artistëve gjilanas, Zeqirja dhe Bedrije Rexhepi. Fiks siç bie dardha nën dardhë, ashtu edhe Arber Rexhepi sot është një djalë artist i kompletuar.

Për dashamirësit e librit me ilustrime, Arberi vjen me librin “Super Shqipez”, i cili është ndërtuar bazuar në motive shqiptare, ku spikatin notat komike të ndërthurura me aksionin aq shumë të preferuar nga të rinjtë mbi 16 vjeç, grupmoshë së cilës i drejtohet edhe libri. "Super Shqipez (Sons of Eagles)" vjen në dy gjuhë, në anglisht dhe shqip. Gjithçka në libër është punuar nga Arber Rexhepi, të cilit i urojmë suksese.

 

©FlasShqip