Njoftime

Përzgjedhje transparente e kandidatëve për Këshillin e Diasporës në Britaninë e Madhe

Tema e legjislacionit të ri për diasporën si dhe ajo e përzgjedhjes së kandidatëve për në Këshillin Koordinativ të Diasporës, është një nga temat e ndjekura më me vëmendje gjatë dy muajve të fundit nga redaksia e Flasshqip.ca.

Ka qenë dhe mbetet një përpjekje e sinqertë, transparente dhe profesionale, totalisht legjitime për një medie që vepron në diasporë dhe synon modestisht t’i shërbejë komunitetit, duke patur qëllim parësor informimin në kohë dhe me saktësi të publikut si dhe personave të interesuar drejtpërdrejt për këtë temë.

Siç dihet, procedura kuadër e përzgjedhjes dhe kriteret që duhet të përmbushin kandidatët, janë përcaktuar me vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave.

Burime pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, konfirmojnë që përfaqësive diplomatike u është lënë liri e plotë ta organizojnë procesin në përputhje me specifikat e territorit që mbulojnë.

Flassshqip u interesua të mësojë më shumë se si po zhvillohet procesi gjetkë. Me pak kërkime në internet, mundëm të sigurojmë informacionin se si përfaqësia shqiptare në Britaninë e Madhe ka iniciuar procesin në fjalë.

Në datën 20 qershor 2018, në profilin Facebook të ambasadës tonë në Londër, është postuar njoftimi i mëposhtëm, në formë apeli publik për paraqitjen e kandidaturave:

“Të nderuar bashkatdhetarë,

Këshilli i Ministrave, me vendimin Nr. 340 datë 06.06.2018 ka miratuar vendimin lidhur me caktimin rregullave për kushtet dhe mënyrën e zgjedhjes të përfaqësuesve të Këshillit Koordinues të Diasporës.

Janë të lutur të gjithë kandidatët që janë të interesuar, të cilët plotësojnë kushtet e përcaktuar nga VKM –ja e sipërpërmendur të paraqesin kërkesën dhe CV-të e tyre pranë Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Londër, deri me datë 30 Qershor, përmes e-malit: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Me VKM-në e sipërcituar mund të njiheni në adresën e mëposhtme:

http://www.diaspora.gov.al/…/VENDIM-Nr.-340-date-6.-6.-2018…

Kujtojmë që Britania e Madhe (ku jeton kreu i shtetit kanadez), ashtu si dhe Kanadaja, do të ketë dy përfaqësues në Këshillin Koordinues të Diasporës prej 15 anëtarësh.

Përfaqësia jonë në Londër, drejtohet nga Ambasadori Qiriako Qirko, diplomat karriere qysh nga viti 1991. Z. Qirko, me profesion jurist, ndër shumë funksione, ka kryer gjithashtu detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Ministrave si dhe të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

@FlasShqip.ca