Njoftime

Zyrtarizohet mësimi shqip në diasporë

Ministri i Shtetit për Diasporën bën me dije se është zyrtarizuar mësimi shqip në diasporë. Në njoftimin në faqen e ministrisë thuhet se: "Presidenti i Shqipërisë z. Ilir Meta dekretoi ligjin nr. 48/2018, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 69/2012 për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, ku janë përfshirë propozimet e parashtruara në Strategjinë e re për Diasporën.

Mbi bazë të këtij ligji të rëndësishëm, ministria përgjegjëse për arsimin, do të krijojë regjistrin shtetëror të mësuesëve të gjuhës dhe kulturës shqiptare jashtë vendit dhe do të pajisë me certifikatë nxënësit pas përfundimit të programit.

Kriteret për krijimin e regjistrit shtetëror dhe dhënien e certifikatës miratohen nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për arsimin.

Gjithashtu, një tjetër shtesë e rëndësishme është përfshirja e përfaqësuesit të ministrisë përgjegjëse për Diasporën në Këshillin Kombëtar të Arsimit Parauniversitar. /diaspora.gov.al