Njoftime

Tirana thërret Diasporën në Samitin e dytë

Në datën 11 shtator Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko mblodhi Grupin e Koordinatorëve për Zbatimin e Planit të Strategjisë për Diasporën (2018-2024). Ky grup u përfaqësua nga zëvendësministrat e ministrive të caktuara me ligj si edhe nga dy ekspertë të fushës në nivel ekzekutiv. Majko u prezantoi anëtarëve të Grupit të Koordinatorëve planin e punës si edhe detyrat përkatëse. Takimi i radhës i këtij grupi do të ketë në fokus organizimin e Samitit të dytë të Diasporës, i cili do të mbahet në datat 26-28 nëntor 2018.

Ky aktivitet i rëndësishëm, do të ketë si objektiv vlerësimin e aktiviteteve dhe angazhimeve të ndërmarra gjatë punimeve të Samitit të Parë si dhe krijimin e disa strukturave të reja që do të koordinojnë dhe ndjekin në vijimësi realizimin e çështjeve të ngritura në Samitin e dytë.

Mendohet se me krijimin e strukturave të reja nënkuptohet edhe zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Koordinativ të Diasporës (KKD).

Kujtojmë se nga Diaspora shqiptare në Kanada janë propozuar 19 kandidatë për këtë këshill. Meqënëse në këtë samit mund të zgjidhen anëtarët e KKD-së, ndoshta kandidatët do duhet të planifikojnë një udhëtim për në Tiranë me rastin e festave të Nëntorit, ose do të zgjidhen në Samit pa qenë prezent. Dhe i bie që anëtarët e zgjedhur në samit për në KKD do duhet të planifikojnë edhe udhëtimin e 18 dhjetorit ku sipas ligjit duhet të mblidhet Këshilli Koordinativ i Diasporës.

Gjithsesi personat e interesuar për të marrë pjesë në Samit, qofshin ata kandidatë ose jo, Ambasada shqiptare në Ottawa përmes një njoftimi në facebook, u lutet të  kontaktojnë përmes adresës elektronike  Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

Ditën e Samitit të organizuar në ditët e festave kombëtare të caktuara të tilla prej vitesh, do të marrim vesh se pse organizatorët nuk zgjodhën të mbahet në 18 dhjetor, ditë e caktuar me ligj si Dita e Diasporës. 

 ©FlasShqip