Njoftime

Filmi shqiptar në Toronto

Filmi shqiptar me metrazh të shkurtër rikthehet në Toronto. Të shtunën e 3 nëntorit, në qendër të qytetit, në Jackman Hall (317 Dundas Street West, Toronto, Ontario M5T 1G4) prej orës 8.p.m. do të shfaqen disa nga filmat më të mirë bashkëkohorë shqiptarë me metrazh të shkurtër. Të gjithë filmat janë të titruar në anglisht.

“Ballkoni” nga Lendita Zeqiraj (2013)
“Brenda ka dritë” me regji nga Rea Surroi & Dardan Selimaj (2014)
“Giulia” drejtuar nga Rigers Shimaj (2017)
“Qyteti i mureve” nga Eno Çarka (2016)
“Kanarinët e dinë” nga Kaltrina Krasniqi (2015)

Të interesuarit mund të rezervojnë biletat kundrejt asnjë pagese në Facebook në faqen “Albanian Short Film Night 2018”. Ky aktivitet edhe këtë vit është mbështetur nga sponsorët kryesorë "Sunny Shores Travel" dhe "O'Grady's Tap and Grill on College".