Njoftime

Piktorët shqiptarë të Montrealit në ekspozitë të përbashkët

Piktorët shqiptarë të Montrealit paraqiten para adhuruesve të artit figurativ me një ekspozitë në grup. Me pjesëmarrjen e Entela Konomit, Kastriot Dervishit, Rapi Sotës, Gent Bejkos, Sabri Oktrovës dhe Sirio Beratit, Galeria “Ambigu” hap dyert për publikun nga datat 15 deri më 22 dhjetor.

Të interesuarit kanë një javë në dispozicion për të gjetur mundësinë e të vizitojnë ekspozitën. Në këtë periudhë festash është bukur të dhurosh një pikturë në shenjë falenderimi apo mirënjohjeje, por edhe dashurie.

Për shqiptarët e Montrealit do të jetë e lehtë dhe e arritshme gjetja e momentit për të kundruar artin e piktorëve pjesëmarrës, ndërsa për shqiptarët që jetojnë në provinca të tjera, mosvajtja është mëse e kuptueshme gjatë dimrit kanadez. Gjithsesi Galeria “Ambigu” ka faqen e saj në FB ose Instagram nga ku kushdo mund të shohë e porositë veprën e preferuar.

©FlasShqip