Njoftime

Ta gëzojmë 18 Dhjetorin, Ditën e Diasporës!

Sot është Dita Kombëtare e Diasporës. Të paktën kështu thotë ligji, por edhe Ministri Pandeli Majko e konfirmon përmes një konference të organizuar me këtë rast në Tiranë.

Sipas ligjit, neni 21, në këtë datë do duhej të mblidhej Këshilli Koordinativ i Diasporës. Por meqënëse Ministri Majko nuk i ka shpallur ende Kandidatët e Këshillit, emrat e propozuar të të cilëve ka muaj që i mban mbi tavolinë, e ka shtyrë Samitin e Diasporës për në vitin 2019.

Ky samit do të mblidhet në Lezhë për të nderuar sërish Vitin 2018, i shpallur si Viti Mbarëkombëtar i Skënderbeut, dhe aty Ministri ndoshta mund të shpallë dhe Këshillin Koordinativ të Diasporës.

Nuk e dimë se si do të procedojë me njoftimin e fituesve por dimë që deri atëherë Ministri Majko siç është shprehur sot në konferencë, po mbush boshllëkun e plotë në informacion dhe në strategjinë e Diasporës, ndërsa ne ta gëzojmë 18 dhjetorin!

©FlasShqip